TIRANE- Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, duket se që pas largimit nga ky post pas zgjedhjeve të 23 qershorit, ka vendosur që të bojkotojë punimet në Kuvend. Bëhet fjalë për pjesëmarrjen e saj në Komsionin për Politikën e Jashtme, ku ajo është anëtare e këtij komisioni. Deri më sot në këtë komision, i cili zhvivillon 2-3 mbledhje në javë, Topalli nuk ka qenë asnjëherë e pranishme. Ndonëse në seancat plenare ajo është tepër aktive në debate, kjo duke marrë parasysh edhe renditjen në po të njëjtën radhë me ish-kreun e qeverisë, Sali Berisha si dhe liderin e së djathhtëve, ajo shpesh e mbështet atë në replika dhe akuza ndaj qeverisë së majtë.

Gjithësesi mosfrekuentimi i komisionit parlamentar e penalizon Topallin nga pagesa që merr çdo deputetet në Kuvend. Ndërsa mungesa në seanca plenare, ka masa të tjera penalizuese. Ish-drejtuesja e Kuvendit për tetë vitet e kaluara kur PD ishte në pushtet, shihet shumë rrallë që të hyjë dhe të dalë edhe në Kryensiën e Kuvendit, aty ku ka edhe një zyrë të sajën. Por në të njëjtën kohë Topalli është edhe anëtare e Sekretariatit për Marrëdhëniet me Jashtë, në të cilën bëjnë pjesë edhe deputetja e LSI, Monika Kryemadhi si dhe deputetja e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi.

Gjithësesi deputetja e Qarkut të Shkodrës mbetet aktive edhe në rrjetin social Facebook, ku në mjaft raste nuk ka nguaruar as të lëshojë akuza jo vetëm mbi qeverinë, por edhe diplomatët dhe ambasadorët e akredituar në venditn tonë. Rasti më i fundit, i cili ka bërë dhe mjaft bujë për opinionin publik ka qenë ai i përplasjes verbale me ambasadorin e SHBA, Aleksandër Arvizu. 

Aleanca Grave Deputet
Mungesa e deputetes demokrate ndihet edhe në strukturat e tjera të Kuvendit, përveçse atij në Komisonin e Jashtëm. Si anëtare e Aleancës së Grave Deputete, Aleancë e cila drejtohet nga një tjetër deputete demokrate, Mesila Doda, Topalli nuk është parë që të marrë pjesë në dy mbledhjet që kanë bërë gratë deputete të këtij forumi. Ndonëse zëri dhe thirrjet e saj për pjesëmarrjen e grave në poltikë janë dëgjuar për tetë vite me radhë në çdo sencë parlamenatre, duket se tashmë i mbetet sërish vetëm seancave plenare ku Topalli të marr pjesë dhe të debatojë. Mungesa e saj në strukturën e Aleancës së Grave Deputete, mund të ketë ardhur edhe për të shmangur përballjen me derjtuesjen e kësaj strukure, Dodën. 

Mbledhjet e grupit 
Jozefina Topalli, aktualisht edhe nënkryetare e Partisë Demokrtike, po shihet edhe rrallë edhe në mbeldhjet e grupit parlamnetar demokrat. Ajo ka munguar në mbledhjet e fundit të grupit të deputetëve të djathtë. Duke treguar qartë ndjenjën e injorimit të strukturave të PD-së tashmë që ajo është anashkaluar nga lidershipi aktual i drejtuar nga Basha.

Shkrimi u publikua sot (07.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)