Deputeti i PS-së Ditmir Bushati mori shembull Serbinë duke iu referuar rastit të arrestimit të Mishkoviç miliarderit serb për afera korruptive në lidhje me tenderat e privatizimit, ndërsa qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë.
“Mishkovic akuzohet se në punë publike përfitoi në mënyrë të paligjshme 30 mln euro. Ky është shembulli i Serbisë. Dhe na kujton segmentin Rrëshen- Kalimash ku kemi një megakorrupsion të pretemduanr nga KLSH, të verifikuar nga prokuroria të çuar para drejtësisë por nuk kemi ende asnjë rezultat”- tha Bushati duke ngritur pyetjen, “Kë keni çuar para drejtësisë për korrupsion? Cilat janë provat që ju po luftoni krimin e korrupsionin? “
Në këtë moment ndëhyri kryetarja e parlamentit duke akuzuar Bushatin se po gënjen.
Gënjen. Si mish për top të ka cuar edhe ty, si Mishkoviçin.”- tha Topalli.
Më pas akuzoi Bushatin se duhej të jepte dorëheqjen pasi si kryetar i komisionit të integrimit nuk votoi 3 ligjet dhe akuzoi opozitën se i bëri dëm të madh Shqipërisë.
“E latë vendin pa status. Se ku e ke ti fytyrën s’e di, kryetar i komisionit të integrimit, që nuk ka votuar këto tre ligje. Se ku e çon fytyrën nuk e di. (i drejtohet deputetëve të opozitës) Sa herë të gënjeni do jua them. I keni bërë dëmin më të madh Shqipërisë.”- tha Topalli.
Ajo shtoi se kryetari i PS-së Edi Rama se në zgjedhjet e 23 qershorit nuk do i emërtojë më deputetë.
“Më 23 qershor më shumë se gjysma prej jush nuk do të jeni deputet, dhe do ju vrasë 2 herë ndërgjegjjja, të paktën 3 sekonda të kishit votuar... keni për të më kujtuar pas 23 qershorit ”- tha Topalli.
Ndërsa duke iu drejtuar Bushatit shtoi : "Ti mund të jesh për shërbimin që i ban kryetarit, por 2/3 nuk do të jenë dhe për 3 sekonda nuk votuart për t’i dhanë statusin Shqipërisë”
Nga ana e tij Bushati e quajti kryetaren e parlamentit me ”mentalitetit provincial...dhe bën sikur di për parlamentarizmit dhe ke lexuar ndonjë libër”
REPLIKE E ASHPER TOPALLI- BUSHATI
Topalli: Si mish për top ka për të çu dhe ty.
Bushati: Për injorancën tënde që më vjen keq ta kujtoj se vjen edhe nga Shkodra.
Topalli: Po të isha në vendin tënd kisha dorëzuar mandatin dhe kisha shku në shpi. Të flasë, po të flasë sipas gjuhës parlamentare. Kryetari i Komisionit të Integrimit që nuk ka votu tre ligje.
Bushati: Jozefinë, unë jam shumë xhentil me gratë.
Topalli: Ti je rrenacak.
Bushati: E kam shumë vështirë të thërras zonjë, prandaj po të thërras në emër.
Bushati: Vazhdo përdor mikrofon se shoh që ke afeksion.
Topalli: Tashi dëgjo, rrofshin ata shkodranë që të shpëtuan kokën e babai se si mi iku nga komuniteti i partisë, 22 vite më parë.
Bushati: Je në progres-raport dhe e ke nxi veten dhe postin. Kur flet ti për integrimin… mos u fut në për këto çështje dhe sikur ke lexu naj libër në jetën tënde. Pas 23 qershorit do të respektojmë si në opozitë.
Leskaj: Zonjë në vend të reflektimit dhe përgjegjësisë, qeveria është me të gjitha baterintë përpiqet për t`i faturuar përgjegjësinë opozitës.Shqipëria ka mbetur vetëm me katër prioritet të plotësuara
Një replikë e ashpër pati dhe mes Bushatit dhe Topallit ku u përmendën anëtarët e familjeve.
Topalli: “Je rrenacak. Edi si është puna , dy ditë më parë foli si rrëzuam komunizimin, rrofshin shkodranët që të kanë shpëtuar kokën e babait tënd që si mi iku nga komiteti i partisë 20 vite më parë. ..”
Bushati: Kur flet ti më kujtohet sikur flet Luizi për ambasadën franceze ai i bie gajdes dhe bën diplomaci, Gjoni bën sikur trajton cështje konsullore”
Topalli: Të njoh aq mirë me dhëmbe e dhëmballë, por sjam ti...se familja ime është me traditë. Babai yt iku si mi.. prandaj nuk voton.
(sg/shqiptarja.com)