Topalli e Bregu urojnë Merkelin:
Winner,Kancelarja e përjetshme!

Topalli e Bregu urojnë Merkelin:<br />Winner,Kancelarja e përjetshme!
Angela Merkel ka siguruar mandatin e katër si Kancelare e Gjermanisë. Në zgjedhjet parlamentare të mbajtur një ditë më parë, Merkel u rikonfirmua edhe njëherë Kancelare e një ndër vendeve më të fuqishme të Evropës.

Pas fitores së katërt, ajo ka marrë urime të shumta nga zyrtarë të lartë, ku nuk kanë munguar dhe politikanët shqiptarë. Mes tyre janë vënë re dhe urimet e dy ish-deputeteve të Partisë Demokratike, Jozefina Topalli dhe Majlinda Bregu. Të dyja ish-deputetet kanë zgjedhur një mënyrë të ngjashme për të uruar Merkelin, me një foto dhe një fjalë të shkurtër.

“Kancelarja e perjetshme!”, shkruan Topalli, teksa shpërndan një foto ku shfaqet me “Gruan e Hekurt”. 

Një urim akoma të shkurtër ka zgjedhur të bëjë ish-deputetja Bregu, ku gjithçka nis dhe mbaron me një fjalë të vetme dhe një foto të Merkelit. 
“Winner!”, shkruan Bregu. 

merkel

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011