Topalli e Rama përplasje
për bilancin e Kuvendit 2011
 

Topalli e Rama përplasje<br />për bilancin e Kuvendit 2011<br /> 
TIRANË – Analiza që kryeparlamentarja Topalli i bëri punës së Kuvendit gjatë vitit 2011 nuk ka shpëtuar pa kritikat e kryesocialistit Edi Rama. Në profilin e tij personal në rrjetin social Twitter Rama e cilëson deklaratën e kryeparlamentares si një analizë në kohën e kooperativës bujqësore gjatë regjimit komunist.
“Spikerja si në analizën e kooperativës dhe ligjet si kuintal për hektar, rendiment i lartë vjetor madje, paçka se opozita s'la shiun me ra!”, shkruan Rama në Tëiter disa orë pas konferencës së fundit për shtyp të Topallit për vitin që po lëmë pas.


TOPALLI: 2011 BILANC POZITIV, ARRITËM REFORMAT
Në konferencën përmbyllëse për vitin 2011, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli tha se gjatë një viti Kuvendi ka shënuar bilanc pozitiv në miratimin e ligjeve të rëndësishëm dhe reformave.
“Kemi bërë punë të rëndësishme. Mbyllim vitin me bilanc pozitiv të miratimit të disa ligjeve me 3/5. Axhenda parlamentare ka patur vetëm një bosht themelor me emrin reforma. Ajo ka qenë në axhendën e punës së çdo deputeti, ka qenë në qendër të programit të punës së Parlamentit. Sot mund të them me krenari se ne po përjetojmë përjetësimin e këtyre reformave”, tha kryeparlamentarja.
Sipas saj, periudha nga 17 janari-22 dhjetor ka shënuar miratimin e 450 ligejve e 219 akteve, ligjeve, marrëveshjeve dhe vendimeve, që janë votuar me shumicë nga 71 deri 74 vota. Momenti më kulmos i punës së legjislativit, sipas Topallit ishte miratimi i buxhetit 2012.
"Momenti kulminant në punën e Kuvendit është momenti i diskutimit dhe miratimit të buxhetit, i cili kap´shofrën e rreth 5 miliardë dollarëve. Mund ta themi me modesti dhe si realitet, ne kemi bërë të mundur që vendi ynë të mos shkojë në recension pavarësisht se nuk kemi shkuar në recension, arritëm rritje ekon 3 deri 4 %, jemi vend që ka ulur buxhetin", theksoi Topalli.

Sa i takon debatit më të fundit për kreun e shtetit dhe mënyrën e përzgjedhjes së tij vitin e ardhshëm, kryeparlamentarja Topalli theksoi se respekton institucionin e presidentit dhe ajo që kërkohet prej tij është repektimi i Kushtetutës.

“Gjëja më e rëndësishme e vitit të ardhshëm, është përvjetori i pavarësisë. Jemi me fat që të jetojmë në këtë 10 vjetor. Sa i takon axhendës së ndryshme unë repektoj institucionin e presidentit deri në një moment të caktuar. Ajo që kërkoj është respektimi i Kushtetutës”, tha ajo.
Në përmbledhjen e punës një vjeçare të Kuvendit, Topalli është ndalur edhe në marrëveshjen PS – PD për miratimin e ligjeve me 3/5 dhe fillimin e reformës zgjedhore.
“Ndonjeherë ka pasur momente përlasje personale të papranueshme, por tani që u kthye opozita ky ka qenë moment kushtetues me rëndësi, detyrimet që deputeti i duhet për miratimin e ligjeve me rëndësi”, tha Topalli gjatë konferencës së fundit për shtyp për vitin 2011.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?