Topalli: E shkuara e Bashës
enigmë, më përgjohet familja

Topalli: E shkuara e Bashës<br />enigmë, më përgjohet familja
​Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli hedh dyshime të forta për të shkuarën e Lulzim Bashës, përpara se të rikthehej në Shqipëri.

“E kaluara e zotit Basha është shumë enigmë përpara se të vintë në Shqipëri”, tha Topalli.

Më tej, e pyetur se kush e mban ende në PD, Lulzim Bashën, ajo dha këtë përgjigje:

“Marrëveshjet okulte me Edi Ramën”.

Jozefina Topalli deklaroi se prej dy muajsh, shtëpia e saj është vënë nën mbikëqyrje dhe se çdo lëvizje e familjes së saj monitorohet.

Topalli është shprehur se një ‘sjellje e tillë mjerane’ nuk i është bërë familjes së saj as në diktaturën hoxhiste.

“Ka dy muaj që shtëpia ime ruhet nga njerëz që kush hyn dhe kush del të pijë kafe. Kjo është sjellja më mjerane. Gjëja e vetme që më kujton, është Edi Ramën që sulmon Islamin. Unë ndoshta kam lindur e deklasume. Kjo s’ka ndodh as në komunizëm” - tha Topalli.

Jozefina Topalli nuk dha më shumë në lidhje me deklaratën e saj të fortë, por tha se “dikush ka vënë një njeri për të parë lëvizjet e saj dhe të familjarëve”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre