Topalli: Flisni për Santon, Bare: 
Ti që thoje "doni plumbin ballit"

Topalli: Flisni për Santon, Bare: <br />Ti që thoje "doni plumbin ballit"
 TIRANE - Vrasja e bankierit të njohur Artan Santo zbret në Parlament, duke ndezur debate të forta mes palëve kundërshtare politike. Ishte ish-kryeparlamentarja Jozefina e cila, pasi opozitës nuk iu prania kërkesa për të vendosur në rendin e ditës ngritjen e një komisioni hetimor për serverin e tatimeve, kërkoi ndërprejen e rendit normal të seancës parlamentare dhe diskutimin për një çështje që sipas saj, është jetike për qytetarët, sigurinë e shoqërisë përballë krimit.  Duke iu referuar mungesës në këtë seancë të kryeparlamentarit Meta dhe kreut të mazhorancës Rama, të cilët ndodhen në vizita zyrtare jashtë Shqiëprie, Topalli e quajti “fshehje” përballë vrasjes mafioze të biznesmenit Santo një javë më parë, ekzekutim që për ish-kryetaren e Kuvendit, është më i rëndi pas vrasjes së Azem Hajdarit. 

“Duhet të japë llogari dikush për një tronditje, për një gropë të krizës së besimit që është instaluar në shoqërinë shqiptare. Me kë po tallemi ju kur flsini për gjeti derrash? Këtu numri i vrasjeve ka arrtiru aq sa nuk ishte imagjinuar ndonjëherë. Para një javë ka ndodhur një ngjarje e rëndë, vrasje mafioze që tronditi opinonin. Ku është kryeministri që hesht, ku është kryetari i Parlamentit? Pse nuk flisni? Në cilin vend të botën ndodh most ë ketë një fjalë nga kryeministri, një shpjegim? Z.Dule, si kryesuar i kësaj seance ju nuk mund të lejoni të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ajo që ka ndodhur është ngjarja më e rëndë pas vrasjes së Azem Hajdarit.  Unë mendoj se duhet të ndërpresim diskutimet, dhe sot të flasim për sigurinë dhe jetën e njeriut, kontrolli i kufjve, kjo është është jeta..detyra e parë e parlamentit”, tha Topalli.

Për të shprehur këtë qëndrim të sajin, deputetja demokrate Jozefina Topalli ndërpreu fjalën e deputetit socialist Besnik Bare në diskutimet për mbrojtjen e biodiversitetit. Por përgjigja që mori prej Bares, nuk ishte aspak e butë. Ndërsa e ka cilësuar si personin më agresiv të historisë së Parlamentit, i përmendi edhe deklaratat e saj televizive për Partinë Socialist dikur në opozitë: “Ju doni plumbin ballit”.

Debatet Topalli - Bare

Topalli: Flisni për Santon, Bare: Ti që thoje "doni plumbin ballit"

Ora 12:10 TOPALLI: “Ka dy orë që ka filluar seanca plenare, ndjek me vëmendje, shoh që s’është kryeministri, nuk është 90 % e qeverisë, shoh Ministrin e Brendshëm që qesh gjithë kohës. Ndërkohë që mazhoranca këtu flet për problematikën mjedisore, flet për Federatën e gjuetarëve na tregon se kanë ardh e kanë ra lejlekët, na tregon për gjeti derri, pastaj na flasin për gjueti lepuri me drita natën.
 
Z.Dule në këtë vend po ndodhin gjëra shumë të rënda.  Ka përgjegjësi këtu? Ka humanizëm këtu? Duhet të flasë dikush për atë që ka ndodhur një javë më parë. Duhet të japë llogari dikush për një tronditje, për një gropë të krizës së besimit që është instaluar në shoqërinë shqiptare. Me kë po tallemi ju kur flsini për gjeti derrash? Këtu numri i vrasjeve ka arrtiru aq sa nuk ishte imagjinuar ndonjëherë. Para një javë ka ndodhur një ngjarje e rëndë, vrasje mafioze që tronditi opinonin. Ku është kryeministri që hesht, ku është kryetari i Parlamentit? Pse nuk flisni? Në cilin vend të botën ndodh most ë ketë një fjalë nga kryeministri, një shpjegim? Mos t’i drejtohet qytetarëve të tij? Pse parlament është ku, me kë talleni ju? Ku është mazhoranca? Pse ka karrige bosh? Ku keni avulluar? Pse fshiheni? Z.Dule, si kryesuar i kësaj seance ju nuk mund të lejoni të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ajo që ka ndodhur është ngjarja më e rëndë pas vrasjes së Azem Hajdarit.  Unë mendoj se duhet të ndërpresim diskutimet, dhe sot të flasim për sigurinë dhe jetën e njeriut, kontrolli i kufjve, kjo është është jeta..detyra e parë e parlamentit”

Por, i menjëherëshëm ka qënë reagimi i Bares.

BARE: “Mua më vjen keq që vendos në fjalën e saj ato që fjalë që thash dhe për këtë dua të citoj një nobelist që thoshte: Ajo shoqëri që nuk është në gjendje të respektojë bimët e kafshët kurrë nuk do mund të respektojë qenien e ngjashme me vertveten. Dhe këtë ti e manifeston më mirë se askush. Je personi më agresiv në të gjithë historinë e parlamentit që ke fyer njerëz pa fund, nga nëna nga babi, i ke kap njerëzit i ke thënë kapeni more për zhelesh këtë nëpër emisionet televizive ke thënë: “Ju meritoni plumb ballit” .Nga goja juaj kanë dalë shenja dhune dhe agresiviteti, s’e meritoni respektin.
 
TOPALLI:  “Skisha agjë me parafolësin…por s’mund të pranoj që këtu të flasin për gjueti lepuri. Mazhoranca t’më sulmojë sa të dojë, s’më bën përshtypje. Por si ish-kryetare e Kuvendit ju kërkoj ju, meqë kryetari i Kuvendit dhe kryetari i mazhorancës janë zhdukur. Zoti kryesues i seancës, ndërprisni këtë rend dite dhe vendosni sigurinë. Ajo është jeta e njeriut, jo lepri”

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë

Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës e viziton Serbinë