TIRANE – Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka vallëzuar sot në qëndër të Tiranës, ndërmjet dhjetra vajzave, në kuadrin e nismës globale “One billion rising”.
Nëpërmjet një aktiviteti madhështor që u organizua në qëndër të Tiranës, për herë të parë sot Shqipëria iu bashkangjit nismës globale kundër dhunës ndaj grave, “One billion rising”.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka ftuar qytetarët shqiptarë t’i bashkangjiten kësaj nisme. Sipas saj, të reja, gra, bija, çdo ditë e më shumë po i bashkangjiten nismës"One Billion Rising". Në palestra, në pallate sporti, shumë të reja tashmë janë ngritur e kërcejnë me këngën "Break the Chain"duke përqafuar këtë inisiativë.
Të ngrihemi, të kërcejmë, është mënyra më e fisshme, më xhentile, për të shkundur botën. Ju ftoj më 14 shkurt të mblidhemi të gjitha, në bulevardin para kryesisë së kuvendit. Të ngrihemi, të kërcejmë nën muzikën himn të "Break the Chain": përfundon Topalli.
Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com