Topalli: Kodheli largohu! Ministrja:
Dhëndrri juaj përdorte FA për videoklipe

Topalli: Kodheli largohu! Ministrja:<br />Dhëndrri juaj përdorte FA për videoklipe
Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Spanjë, ku piloti shqiptar Sokol Feka, u përfshi në trafikun e drogës, opozita i kërkoi Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli që të japë dorëheqjen.

Deputetja Jozefina Topalli, tha se segmente të ushtrisë janë të përfshira në trafikun e drogës dhe prandaj ministrja duhet të largohet. 

"Sot në trafik ndërkombëtar droge na del se ka qenë i përfshirë një major i ushtrisë shqiptare, mjafton kaq që ministria të jepte dorëheqjen por nuk i mjafton kjo ministres, thotë ishte një gabim. E kuptoni ku jemi, për çdo kënd tjetër të përfshirë kudo, ligji dhe hetimi duhet të fillojë menjëherë dhe me forcën që i takon." tha Topalli

Por në reagimin e saj Ministrja Kodheli, tha se nuk është përgjegjësia e ministrisë për daljen jashtë shtetit të pilotit Feka, madje ai ka dalë pa leje. Kodheli tha se ka ikur koha kur mjete të ushtrisë, përdoreshin nga dhëndri i zonjës Topalli për të bërë videoklipe. 

"Desha tju bëj me dije, që ata ushtarakë që ju keni mbrojtur këtu zotërinj, ca I keni mbrojtur në facebook, ca në këtë podium, të paktën në njërin rast zotëria është hequr nga FA se ka dalë 102 herë pa leje jashtë vendit, duke thyer disiplinën ushtarake dhe duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare. Ai është larguar nga FA, çfarë do ka bërë për armën ku ka aderuar, ju e keni mbrojtur. Majori ka dalë pa leje nga Shqiperia, ka qenë me leje të zakonshme dhe ka dalë nga Shqipëria pa leje. Ju siguroj se të gjithë ushtarakët që janë larguar nga FA të mbrojtur këtu nga ky podium nga këta zotërinjtë janë larguar më së shumti vetëm sepse kanë dalë pa leje nga Republika e Shqipërisë. një javë rrjesht 24 orë në 24orë. A e dini pse mungonte nafta dhe pse abuzohej me të? Sepse dhëndri i zonjës dhe dhëndurët shëtisnin për të parë bregdetin shqiptarë me flotën ushtarake Shqiptare. Bënin dhe videoklipe në ajër e kështu me radhë. Prandaj në ka një njeri këtu që duhet të kërkoj falje edhe për këtë gjë, pavarësisht se nuk i ka takuar fare si zonë influence dhe tani bën si eksperte është pikërisht kjo zonjë." tha Ministrja Kodheli Fjala e plotë e Ministres Kodheli në Kuvend

Ministrja gjithashtu u ndal te përfshirja e marinës shqiptare në operacionin e shpëtimit të tragetit, Norman Atlantik, si një shenjë e ringritjes.

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin