TIRANE- Në ditën Botëtore Kundër Kancerit, ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli u bën apel grave që të bëjnë kontrolle të vazhduara në mënyrë që të parandalohet sëmundja në fazë të hershme. Duke u shprehur se “Lufta ndaj sëmundjes së kancerit mund të fitohet”, Topalli thotë se nevojitet një ndërgjegjësim më i madh nga të gjitha gratë duke bërë mamografinë dhe paptestin.
“Lufta kundër sëmundjes së kancerit fitohet! Ftoj zonjat të bëjnë mamografinë, paptestin! Është rritur numri i tumoreve të diagnostikuara çdo vit, por është rritur edhe shërimi! Është ulur numri i vdekjeve! Mbijetesa influencohet fort kur sëmundja zbulohet në fazat fillestare! Ftoj zonjat të bëjnë mamografinë, paptestin dhe qytetarët e tjerë që të bëjnë kontrollet përkatëse! Beteja fitohet”, shkruan Topalli në faqen e saj në rrjetin social “Facebook”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com