Topalli me ekspertët e ODIHR
“Rekomandimet, reforma jonë”
“53 rekomandimet e ODIHR-it janë reforma jonë zgjedhore”, tha kryeparlamentarja Topalli pas takimit me ekspertët Jessie Pilgrim dhe Richard Lappin. Ata janë në Shqipëri për t’i dhënë asistencë teknike Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.
TIRANË – Takimin e parë pas mbërritjes në Tiranë, ekspertët e
OSBE/ODIHR e kanë patur me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
“53 rekomandimet e ODIHR-it janë reforma jonë zgjedhore”, tha Topalli pas takimit me ekspertët Jessie Pilgrim dhe Richard Lappin. Ata janë në Shqipëri për t’i dhënë asistencë teknike Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.
Duke falenderuar përfaqësuesit e ODIHR-it për kontributin dhe mbështetjen dhënë Shqipërisë për reformën elektorale, Kryetarja e Kuvendit vlerësoi përfundimet e Raportit e ODIHR, që i cilësoi zgjedhjet e fundit “kompetitive dhe transparente”
“Këto zgjedhje, - tha Kryetarja e Kuvendit - ishin më transparentet dhe u zhvilluan me një sistem demokratik zgjedhor të propozuar nga PS e të miratuar me konsensus të plotë nga socialistët e demokratët në Parlament”
Po ashtu, sipas saj opinioni i përbashkët i ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias përbën një dokument ligjor profesional i cili shërben si plan pune në zbatimin e 53 rekomandimeve për zgjedhjet, të cilat janë çështje standardi dhe jo çështje partiake.
Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Kuvendit, Pilgrim, një njohës i mirë i çështjeve zgjedhore dhe i proceseve elektorale në vendin tonë tha se “Shqipëria ka një progres shumë evident përsa i përket kuadrit ligjor dhe rritjes së standardeve zgjedhore.”
Sipas Kuvendit, ekspertët e ODIHR thanë se “jemi maksimalisht të gatshëm për të asistuar në reformën zgjedhore në mënyrë që ajo të përfundojë në kohën e duhur.” Ata shprehën bindjen në cilësinë e lartë të ekspertizës shqiptare.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3101
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56