Topalli me kapele si dukesha Kate

Kryeparlamentarja Topalli i ka kushtuar vëmendje të veçantë anës vizuale në ceremoninë e kurorëzimit të Papa Françeskut në Sheshin “Shën Pjetër”.

Veshur shik me pallto të zezë e ka shoqëruar me një kapele po të zezë mondane, e cila e bëntë të dallohej krah personazheve të tjera të rëndësishme të cilat nuk e kishin parë të arsyeshme për të mbajtur një të tillë.

Kapele të tilla jemi mësuar t’i shohim dukeshave nëpër ceremoni zyrtare e sidomos Kate të Anglisë.

Jozefina e shoqëruar nga bashkëshorti dhe Kryeministri dukej mjaft në formë gjatë ceremonisë në Vatikan dhe takimit miqësor me Papën e sapozgjedhur.









(ad.ti/shqiptarja.com)

15/4
/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Si paraqitet situata në vend pas përmirësimit të motit! Ja cilat rrugë vijojnë të jenë ende të bllokuara

Si paraqitet situata në vend pas përmirësimit të motit! Ja cilat rrugë vijojnë të jenë ende të bllokuara