Tiranë - Jozefina Topalli akuzon mazhorancën e re se e ka nisur mandatin me revansh dhe mllef ndaj opozitës.

“Rama duhej të paraqiste ne parlament, e para shqiptareve Programin. Ne fakt ai nuk ka Program. Ai ka vetëm urrejtje! Shume urrejtje kundra opozitës.

Në asnjë vend të civilizuar, në asnjë Parlament normal nuk ndodh, që kryeministri i dekretuar, në vend të paraqitjes se programit, të sulet kundra opozitës me mllef e revansh. Në 20 vite, as në Shqipëri nuk ka ndodhur një sjellje e tillë rrugaçërie.

Fillim i mbrapshtë! Për mua nuk është e papritur. Përkundrazi! Gati për të bërë detyrën e opozitares edhe më fort se c kam ditur ta bëj nga 1997 ne 2005!”, poston ajo në Facebook.


Shkrimi u publikua sot(12.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)