Kryetarja e partisë “Lëvizja për NdryshimJozefina Topalli, shprehet e bindur se Partia Demokratike nuk i fiton zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Madje sipas saj sondazhet e nxjerrin poshtë rezultateve të vitit 2013. Këto deklarata ajo i bëri në emisionin “Top Talk”, ku tha se njerëzit janë të zhgënjyer nga PD-ja.

“Të gjitha sondazhet e bëra, edhe brenda vetë PD-së, jo vetëm nuk e nxjerrin fitues, por dhe e nxjerrin poshtë rezultateve të vitit 2013, kur ne humbëm zgjedhjet pas 8 viteve në pushtet. Edhe sot, pas 8 viteve, kur kemi një popullsi me varfëri ekstreme, opozita nuk fiton kredibilitet”.

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, po ashtu kritikon mënyrën e zgjedhjes së kandidatëve të PD-së. Sipas saj opozita është e paqëndrueshme, duke krijuar mosbesim.

“Ishte një farsë për të shkuar përsëri te lista e kryetarit. Faktikisht janë te lista e 2017-ës në 80% të rasteve. U shpik një komision, që ishte aplikimi i të kundërtës të asaj që tha”.

Madje sipas Topallit zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të sjellin surpriza.

“Këto zgjedhje mund të sjellin shumë surpriza e befasi. Vendi ka nevojë urgjente për të sjellë ndryshim. Ka nevojë për mos ta lenë më në dorë të tre personave vendimmarrjen dhe rënien ekonomike. Nëse doni ndryshimin, voton i ndryshimin”.