Topalli prezanton kandidatë për deputetë në Lezhë ish-figura të PD-së: Shqipëria nuk është as e 'Rilindjes', as e 'Republikës së Re' (VIDEO)

Kryetarja e ‘Lëvizja për ndryshim’, Jozefina Topalli ka prezantuar sot listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun Lezhë dhe disa qarqe të tjera, disa prej të cilëve janë ish-figura të Partisë Demokratike.

Një prej kandidatëve Gjon Ndoj vjen nga një familje e persekutuar, i cili në 1991 diplomohet në finance, ndërkaq është ish student i dhejtorit të 90’, nismëtar në mbledhjen e firmave për themelimin e PDSH, pjesmarrës në grevën e urisë për heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga universtiteti. Në vitet më të vështira të PD 1997-2001 ai është zgjidhur dy herë kryetar i PD në Mirditë me 3 fushata elektorale në favor të PD.

Nga prezantimi i kandidatëve Topalli deklaroi se “ka më shumë demokratë jashtë Partisë Demokratike, sesa brenda saj”, ndërsa shtoi se Shqipëria nuk është as e PD dhe as e PS. Gjatë fjalës së saj, ish-kryeparlamentarja pas qarkut të Lezhës, vijoi më tej më pas me prezantimin e kandidatëve në disa qarqe, si Dibra, Berati dhe Kukësi.

“Që nuk ka një Shqipëri te rilindjes apo një Shqipëri të republikës së re, por një Shqipëri të vjedhur. Dhe për këtë arsye, bashkë me ekipin e Lëvizjes për Ndryshim me listat më të mira të kandidatëve të 3 dekadave, bashkë me shpresën e një punonjësi te administrates publike apo te bashkise qe me date 25 Prill do te kendoj kengen e lirise ne kutine e votimit, me shpresen e emigranteve tone qe kur jane detyruar te ikin kanë menduar që një ditë Shqipëria do të bëhet vendi që ikën për të kërkuar, me shpresën e një djali të një punëtori të thjesht që guxon të sfidojë shanset, me shpresën e një gruaje e cila ka rënë pre e dhunës në familje dhe nuk ka gjetur mbrojtje, e megjithatë beson se Shqipëria një ditë do të ketë vend dhe për të.

Me shpresën e një kryefamiljari i cili edhe pse punon shume fort nuk arrin ti siguroje një jetë dinjitoze familjes së tij, e megjithatë e din mirë se ndershmëria është rruga. Me shpresën e një të riu që edhe pse ka kaq kohe që kërkon pune dhe nuk e gjen,e din mire qe do të vijë një ditë që do të vlejë meritokracia Me shpresën e madhe dhe nevojën për ndryshim dua te prezantoj listën e kandidateve, një liste që për Shqipërinë e djeshme ka qene nje mirazh, nje liste e nxjerre nga një sirtar qe dukej se nuk do te hapej kurrë, një liste qe bashke me ekipin e LN e kemi pagëzuar si "Ëndrrat e vendit tim”, tha Topalli.

Do të prezantoj listën e kandidatëve, e nxjerrë nga sirtari që dukej se nuk do të hapej kurrë. E para nuk është prezente për shkak të pandemisë, është vajzë e re që çdo gjë e ka arritur vetë. Matilda Gjini, ka përfunduar dy master në biznes. Do kandidojë në qarkun e Lezhës. Gjon Ndoj, vjen nga një familje e persektuar, ish student i dhjetorit të 90-ës. Alda Gjini ka lindur në Lezhë në 95, vjen nga një familje e përndjekur politik. Dod Prenga, është doktor i shkencave, ai ka kryer specializime në universitetet të Barit dhe të Lezhës. Amarda Gjini, ka lindur në Rrëshen, rrjedh nga një familje e persekutuar. Luan me ekipin vendas të volejbollit. 

Rrethi i Dibrës: Erida Lazimi, është avokate, ka mbaruar fakultetin e Drejtësisë. Vjen nga një familje që ka kontribuar në PD. Sandra Gjeleshi, nga Klosi. Ka përfunduar master shkencor në Londër”, shtoi ajo.

Pak ditë më parë kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim ka prezantuar edhe 12 kandidatët për deputetë në Tiranë. Listën me 12 kandidatëtë për deputetë në Tiranë, Topalli e ka cilësuar si më e mirë në 3 dekada, duke thënë se ka ëndërruar gjithnjë që deputetë të tillë të ulen në Parlament. Mes emrave, tha Topalli, janë mjekë, profesor, e të rinj me rezultate të shkëlqyera.

LISTA ME KANDIDATË:
1-Matilda Gjini
2-Gjon Ndoj

3-Alda Gjini
4-Dod Prenga
5-Amarda Gjini
6-Erida Lazimi
7-Sandra Gjeleshi
8- Klavia Pema

1614679061_Screenshot1.jpg

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/03/2021 02:01

    Edhe mua mu duk pak e cuditeshme qe ka qene familje te persekutuarish nga nje ane,nga ana tjeter ka fituar te drejten e studimit,por nuk mund te bej supozime per bashkepuntor Sigurimi.S.d.q ,me kete rast desha te tregoj nje eksperience personale:Gjyshi im u akuzua si njeri i amerikaneve,ngaqe kishte punuar te UNRRA,per universitet per femijet e tij,as qe behej fjale,as qe mund te mendohej.Atehere nena ime donte te behej mesuese dhe shkoi te pedagogjikja,qe ishte shkolle profesionale.Pasi beri nje jave,e perzune me motivacionin, se komunistet nuk donin qe femijet e tyre te edukoheshin ne te ardhmen, nga vajza e nje <<spiuni amerikan>>.Me pas me ndihmen e nje miku,nena arriti te shkollohej per infermiere.S.d.q.,nuk besoj qe te gjithe ish te perndjekurit jane trajtuar njelloj.Mendoj qe femijet e atyre qe jane denuar per krime politike jo te renda,mund t'ju jete dhene nje shans i dyte,ose kane rreshqitur mes plasave te sistemit,ose kane patur ndonje mik.Rastet kur ka patur rekrutim nga Sigurimi,per perfitim,nuk besoj te kene qene te shumta ne rradhet nxenesve te asaj kohe.

    Përgjigju
  • Kita: 02/03/2021 17:28

    Hajdute profesioniste. Akoma guxojne te qendrojne ne politike se ska drejtesi qe ti hetonte per pasurine qe ka vene duke vjedhur shtetin.

    Përgjigju
  • Burgajeti: 02/03/2021 16:02

    Akoma me biografite po merret kjo Xhozi" Meqenese se po flet per kandidatet dhe per sejcilin jep dhe prejardhjen.Konkretisht per kete Gjon Ndoj thote se vjen nga nje familje e persekutuar dhe qenka diplomuar ne finance... Mire moj zonjeza Xhozefine,po si qenka kjo pune.Ne vitin 1987 kur ka filluar studimet ky ne pushtet ka qene PPSH-ja,ata qe ju i quani komuniste.Dhe keta komunistet nuk i dergonin per studime femijet e te persekutuarve,ku si vajti per te studiuar? Ka patur vetem nje rruge per te tille studente prej familjeve te persekutuara: -Te neneshkruajae si bashkepuntor i sigurimit te shtetit. Prandaj mjaft me me biografi,sot mjafton te shkruhet qe eshte i afte,i perkushtuar per te marre persiper dhe kryer me dinjitet detyren qe i ngarkon populli me voten e tij si deputet i tij. Me vjen keq sepse zoti Gjon Ndoj,mund te jete njeri shume i mire,edhe nese e ka neneshkruar nje dokument te tille i detyruar pper nevojen e studimeve te tij dhe i kerkoj ndjese persa shkruajta me lart.... Por,kur ndalohen te tjere si punonjes te atij sistemi,qe kane patur nje bashkepunim te tille dhe vazhdojne te persekutohen edhe sot mbas 30 vjeteve,atehere tek ne ne Shqiperi,nuk kemi lene mbrapa ate luften e klasave te se kaluares,por e kemi ne nje shkalle me te eger,sepse e kemi mbeshtjelle me perden e grisur te demokracise...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në

Meta 'sfidon' Dumanin: Ilir Meta do jetë gjithmonë këtu! Ja ku më keni! Shtëpi, vila... sekuestrojini! SPAK-u tarallaku ta harrojë PL-në