TIRANE - Kryetarja e Parlamentit përsëriti sot thirrjen drejtuar deputetëve të opozitës për të votuar 3 ligjet për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.
“Ju votoni konventën berthamore, që s’kemi lidhje dhe nuk votoni ligjet për marrjen e statusit. Miliona euro për shqiptarët e pushtetin lokal. Dëgjoni Jozefinën s’keni me qenë më deputet. Treçereku juaj s’keni me qenë deputet. Ka me ju therr në shpirt... Apo s’kanë shpirt këta.. Por keni për të mbetur në histori. 10 vetë na duhen e votojmë e menjëherë marrim statusin. Edhe t’ju heqin nga lista e deputetëve hyni në histori.
Mirë, gabim e keni.”- ishin fjalët që kryetarja Jozefina Topalli iu drejtua deputetëve socialistë të cilët dëgjoheshin në sallë duke folur.
Kuvendi ratifikoi ndryshimet e Konventës "Për mbrojtjen fizike të materialeve bërthamore". U ratifikua edhe marrëveshja e huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim(IBDR),për financimin e projektit të burimeve ujore dhe ujitjes"; si dhe aderimin e Shqipërisë në ndryshimet e neneve të marrëveshjes së themelimit të Bankës së Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim (BSTDB).
Seanca e sotme përfshin dhe zhvillimin e dy interpelancave me ministrin e Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, kërkuar nga deputeti socialist, Erion Braçe.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com