Topalli: Pse s'mora pjesë në 
tubimin për bllokimin e rrugëve

Topalli: Pse s'mora pjesë në <br />tubimin për bllokimin e rrugëve
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nuk iu bashkua tubimit të opozitës sot, ku u bllokuan për 1 orë, 11:00-12:00, akset kryesore nacionale në vend.

Mungesa e Topallit ra menjëherë në sy, ndërsa nuk munguan edhe aludimet për këtë vendim të saj.
 
Por në një reagim për Shqiptarja.com, ish-numri dy i Partisë Demokratike le të kuptohet se ka qenë kundër mosbindjes civile të demokratëve, ndërsa insiston se ka tre vjet që kërkon opozitë të fortë në Kuvend.
 
Ajo sqaron se mbështet çdo protestë që synon të garantojë mirëqenien e shqiptarëve dhe të largojë keqqeverisjen, ndërsa nuk përmend bllokimin e rrugëve si alternativë për arritjen e këtij qëllimi.        
 
"Mbështes çdo protestë për punë, për bukë, për zgjedhje të lira, protestë kundra padrejtësive, kundra drogës, krimit, kundra korrupsionit, kundra kalbëzimit të qeverisjes.

Qëndrimet e mia i kam bërë të qarta çdo seancë parlamentare e do vazhdoj ta bëj.
 
Kam folur kur shumica heshtte: Kam luftuar kur shumica kërcënonte e do vazhdoj të bëj betejën si opozitare, në respekt të bindjeve të mia, parimeve demokratike e rregullave të demokracisë"
, u shpreh Topalli për Shqiptarja.com.
 
Topalli: Duhet të ishim në fushatë, 3 vjet që kërkoj opozitë të fortë
Deputetja demokrate thekson gjithashtu se në kushte normale opozita duhet të ishte në fushatë elektorale. Por sipas saj Shqipëria sot nuk është në kushte normale.     

"Kam të paktën 3 vite që e përsëris dhe kërkoj opozite te forte. Kjo qeverisje meritonte të përmbysej prej kohësh.
 
Në kushte normale tani duhej të ishim në fushatë.
 
Por në vendin tonë asgjë nuk është më normale. Dhe kjo situate është shume preokupuese",
tha ndër të tjera ish-kryetarja e Kuvendit.
 
Reagimi i plotë për Shqiptarja.com:
"Mbështes çdo protestë për punë, për buke, për zgjedhje të lira, protestë kundra padrejtësive, kundra drogës, krimit, kundra korrupsionit, kundra kalbëzimit të qeverisjes.

Qëndrimet e mia i kam bërë të qarta çdo seancë parlamentare e do vazhdoj ta bëj.
 
Kam folur kur shumica heshtte:
 
Kam luftuar kur shumica kërcënonte e do vazhdoj te bej betejën si opozitare, ne respekt te bindjeve te mia, parimeve demokratike e rregullave të demokracisë.
 
Ky vend është ne zgrip te humnerës.
 
E qytetaret e tij janë me te varfër se kurrë ne këta 25 vite.
Ne jemi ne një pike kritike.
 
Kam të paktën 3 vite që e përsëris dhe kërkoj opozite te forte.
 
Kjo qeverisje meritonte te përmbysej prej kohesh.
 
Ne kushte normale tani duhej te ishim ne fushate.
 
Por ne vendin tone asgjë nuk është me normale.
 
Dhe kjo situate është shume preokupuese".
 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shkuan të merrnin 148 kg kokainë në portin e Livornos, zbulohen emrat e 3 'korrierëve' shqiptarë! Droga nga Ekuadori ishte fshehur në kontejner me banane

Shkuan të merrnin 148 kg kokainë në portin e Livornos, zbulohen emrat e 3 'korrierëve' shqiptarë! Droga nga Ekuadori ishte fshehur në kontejner me banane