TIRANË – Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i “ka hedhur në votim” sot, tre ligjet e integrimit, në sheshin para Kryeministrisë, për të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, mbledhur në aktivitetin e Ditës së Europës. Nën një atmosferë muzikore dhe ritmike, Topalli iu është drejtuar të rinjve:

“Prej më shumë se 200 ditësh, z.Rama nuk voton tri ligjet. Unë sot, si mikja juaj, si prindi juaj, ju ftoj: A i votojmë bashkë ato tre ligje, meqënëse ata nuk i votojnë? Kush është dakord për votimin e tri ligjeve për marrjen e statusit kandidat? Asnjë kundër, përveç Edi Ramës!"

Djhe kështu, kryetarja e Kuvendit ka përshëndetur të rinjtë që vallzonin dhe është larguar nga aktiviteti, i cili ka vazhduar edhe më pas.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)