Topalli, reporterëve të KE: S'do
lemë të shkruhet rezultati në tryezë

Topalli, reporterëve të KE: S'do <br />lemë të shkruhet rezultati në tryezë
TIRANE - "Ne nuk do të lejojmë askënd të shkruajë rezultatin në tavolinë. Humbësi duhet të njohë rezultatin e zgjedhjeve". Kështu u ka thënë sot, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, reporterëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Jonathan Evans dhe Grigore Petrenco, të cilët ndodhen në Shqipëri në një vizitë të programuar prej kohësh.

Kryetarja e Kuvendit i njohu raporterët me situatën në vend dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme. Ajo theksoi se shteti ligjor është themelor dhe gjithçka do të bëhet në respekt të ligjeve dhe Kushtetutës së vendit. Ajo tha se askush nuk mund të kërcënojë menaxhimin e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor.

"Ligji dhe Kodi Zgjedhor është i qartë, bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias. Ky kod është votuar me konsensus të gjerë dhe do të respektohet dhe zbatohet në frymë e në gërmë. Ne nuk do të lejojmë askënd të shkruajë rezultatin në tavolinë. Humbësi duhet të njohë rezultatin", - theksoi Topalli.
Po ashtu, ajo siguroi për një vullnet dhe angazhim maksimal të institucioneve shtetërore për një proces zgjedhor të standardeve më të larta europiane dhe ndërkombëtare.

Zyra e shtypit e Kuvendit bëri të ditur se Kryetarja e Kuvendit u është drejtuar Asamblesë së OSBE-së, Asamblesë së Parlamentit Europian dhe Asamblesë së Këshillit të Europës për të sjellë sa më shumë vëzhgues në zgjedhjet e ardhshme të 23 Qershorit.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës