Topalli: S'do lejojmë garë false
të marrim në dorë fatet e PDFOTO/Topalli kafe në PD me kritikët e BashësPas Selamit, një tjetër kandidat për PD/EMRI

Topalli: S'do lejojmë garë false<br />të marrim në dorë fatet e PDFOTO/Topalli kafe në PD me kritikët e BashësPas Selamit, një tjetër kandidat për PD/EMRI
Ish-numri dy i Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, akuzoi Lulzim Bashën gjatë një konference për shtyp se është ai përgjegjës për humbjen e thellë në 25 qershor. 

Topalli tha se kryedemokrati ka shpallur një garë për kryetarin e ri, e cila sipas saj është false, pasi nuk janë respektuar forumet drejtuese të PD.

Topalli i kërkoi Bashës të tërhiqet dhe të mbajë përgjegjësi për humbjen, pasi në të kundërt, paralajmëroi ajo, demokratët do marrin në dorë fatet e PD-së. 

"Rezultati fatal dhe mungesa e 200 mijë votave bëjnë që situata për PD të jetë edhe më e rëndë.
 
Lulzim Basha ka filluar nisjen e një procesi anti-statuor për t’i imponuar PD një garë të rreme për kreun e PD, duke e bërë të nxituar, joserioze, po kërkon të mbajë peng partinë dhe të grabisë një mandat të ri drejtues, po tenton t’i shmanget përgjegjësisë për humbjen katastrofale të PD në këto zgjedhje, po kërkon të shndërrohet nga humbës në fitimtar.
 
Qindra mijëra vota që Basha ia hoqi PD nuk i asgjëson dot me një proces të manipuluar zgjedhor brenda PD. Demokratët s’ia falin kurrë edhe sikur të manipulojë garën.
 
Basha është katastrofa e PD, fale strategjisë së gabuar, “fake opossition”, teknikave rrëzoi në gjunjë PD dhe i dha ndihmën më të madhe zotit Rama, bashkudhëtarit dhe mikut të orëve të vona të kësaj vere.
 
Ringritja e PD dhe revanshi i saj fillon vetëm me largimin e zotit Basha.
 
Andaj ai kërkon të manipulojë procesin duke shkelur statutin e partisë dhe forumet e PD.
 
Basha s’pranon barazi në garë, s’pranon rregulla të drejta dhe të paanshme, proces të hapur e transparent, konkurrentë të vërtetë, s’pranon ballafaqim dhe debat.
 
Ai tmerrohet nga forumet se tmerrohet nga e vërteta, raporti më i vështirë që ai ka me jetën e tij.
 
Ne kërkojmë një garë të barabartë, proces të hapur e transparent, ballafaqim e debat. Pa këto në PD s’ka dhe s’mund të ketë garë.
 
Nga “fake opossition” nuk mund të shkojmë në “fake race”.
 
Sa më shpejt të realizojë Basha këtë aq më shpejt do vijë ngritja e PD.
 
I bëj thirrje zotit Basha të ndërpresë paligjshmërinë dhe pengmarrjen e partisë para se të përballet me zemërimin e demokratëve, të kuptojë se ata do dinë të mbrojnë partinë e tyre.

Unë u bëj thirrje demokratëve të bëhen bashkë të mbrojnë partinë nga pengmarrja, të refuzojmë grabitësit.
 
Është koha të ngrihemi të mbrojmë statutin, të drejtën tonë për të zgjedhur drejtuesin e partisë, të mbrojmë demokracinë dhe vlerat që na lidhin bashkë prej dekadash në këtë familje të madhe",
u shpreh Topalli. 

Topalli kafe në PD me kundërshtarët e Bashës
Deputetja demokrate e lënë nga Basha jashtë listave të PD, Jozefina Topalli ka takuar disa prej kritikëve të Bashës sot në PD.

Topalli ka konsumuar një kafe pranë selisë së PD, përpara se të dilte në konferencë për mediat. 

topalli kafe
(Topalli kafe me kritikët e Bashës)

Siç duket edhe nga kjo foto, të pranishëm në tavolinë kanë qenë Endira Bushati, Edvin Kulluri, Arben Seferi, Fabjan Topollaj, Valbona Mezini, Julian Deda dhe Leonard Olli. 

Pas Selamit garës në PD i bashkohet dhe një emër tjetër
Astrit Sinanaj, anëtar i PD ka zyrtarizuar kandidaturen në garën për kreun e Partisë Demokratike.

Sinanaj, anëtar i PD në qytetin e Fierit, ka shkruar ne nje status ne rrjetet sociale ku njofton vendimin për t'iu bashkuar garës për kryetarin e ri të PD. 

Tre ditë më parë ishte Eduard Selami i cili shpalli kandidaturën e tij për kryetar të PD në zgjedhjet të cilat pritet të mbahen në 22 korrik. Në këto zgjedhje do kandidojë edhe Lulzim Basha, i cili përkohësisht ka ngrirë funksionet e tij drejtuese në PD. 

Postimi i Astrit Sinanajt
“Pershendetje! Une anetari i PDSH u ve ne dijeni, se nga sot shpall kanditaturen time, per vendin e kryetarit. Shpresoj te jem i duhuri e te realizoj arritjen e qellimit te lindjes se kesaj force politike.

Ne se me besohet sherbimi i krytarit nga antarsia, zotohem, se do te propozoj te vendosim se bashku, si parim baze: partia jone, jo vetem te mos kerkoj u mari pushtet nga populli por ti a kthej atij edhe ,kur me mashtrime i rrembehet nga te tjere.

Per mua Demokracia eshte produkt i marredhenieve reciproke. Ajo ka dhe do te ket si baze lirine dhe pushtetin e popullit si pron te tij dhe jo pervetesimin e tyre.

Se bashku do te krijojm demokracine e kerkuar. Shpresoj e shume shpresoj qe te mirekuptohem e te bashkepunojm per arritje enderrimtare”.
Kandidaturën e ka zyrtarizuar edhe Eduard Selami.


Selami nis fushatën, takime me dy zyrtarë të lartë të PD
Kandidati i parë i cili ka deklaruar zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Eduard Selami, duket se tashmë ka nisur edhe “fushatën” për zgjedhjet brenda partisë.

Selami është fotografuar gjatë ditës së sotme me dy figura të rëndësishme të selisë blu.

selami spaho bozdo
(Eduard Selami, kafe me Edmond Spahon dhe Eno Bozdon)

Ai është parë në një nga lokalet e Tiranës nën shoqërinë e nënkryetarit të PD-së, Edmond Spaho dhe me sekretarin organizativ, Eno Bozdo.

Zgjedhjet brenda Partisë Demokratike pritet të mbahen më 22 korrik dhe deri në këtë datë dy kandidatët zyrtarë në këtë garë janë Eduard Selami, themelues i kësaj force politike dhe Lulzim Basha, kryetari aktual i PD-së, i cili ka ngrirë funksionet e tij drejtuese brenda partisë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre