TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli shpreson në integrimin e Shqipërisë, vetëm pas dorëheqjes së kryesocialistit Rama. Në një shenim që ajo ka bërë në profiling e saj në FB sot, Topalli thotë: “Kam shumë shpresë, derisa Rama tha, sipas një gazete kosovare, se kur të humbë zgjedhjet, do ta lerë drejtimin e partisë dhe me këtë rast, deputetët do të lejohen të votojnë për interesat e qytetarëve dhe jo t’i pengojnë ato”.
Për komentin e saj, kryetarja e Kuvendit është nxitur nga votimi i marrëveshjes së gazsjellësit sot në Kuvend.
“Votimi i Marrëveshjes së TAP-it sot në Parlament,” – tha ajo,-“është historik. Dy miliardë dollarë - 20 mijë vende pune, është një investim i paimagjinueshëm, që do të ketë një impakt direkt në rritjen e të ardhurave të qytetarëve, në uljen e çmimit të energjisë, etj. Ky ishte një lajm i mirë për ditën e sotme”.
“Lajmi i keq”, - nënvizonte Topalli,- “ishte se edhe sot Edi Rama nuk lejoi deputetët të votonin 3 ligjet për marrjen e statusit, që do të thotë, jo vetëm bllokim i rrugës së integrimit, por edhe privim i miliona eurove për Shqipërinë dhe shqiptarët. Edi Rama e ka gabim që bllokon interesat e qytetarëve sikur të jesh në një pazar dhe kërkon të blesh lire”.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com