TIRANE- Pak pasi përfundoi intervista e ambasadorit të SHBA-së Aleksandër Arvizu i cili sot në mbrëmje deklaroi se sulmet e Topallit ishin të papranueshme, ish kryetarja e Parlamentit poston në facebook një shënim të shkurtër.
Ajo vazhdon t'i qëndrojë deklaratës së saj se Arvizu është një njeri i vogël dhe aludon se largimi i tij nga Shqipëria u bë nga ish Sekretarja amerikane e Shtetit Hilary Clinton.
Topalli shoqëron deklaratën e saj me disa foto të momentit kur Clinton vizitoi Shqipërinë e mbajti një fjalim në parlamentin shqiptar, në kohën kur drejohej nga vetë ajo, Topalli.
"Ende nen mbresat e pashlyeshne te emocioneve nga takimi frymezues me nje grua,shtetare e vizionare!! Ajo kuptoi qe nje shtet i madh nuk mund te perfaqesohet ( qofte dhe ne nje vend te vogel) nga nje njeri i vockel!!"- shkruan Topalli

(Ne foto: Postimi i ish kryetares se Parlamentit ne facebook)
Një deklaratë të tillë Topalli e bëri dhe pak muaj më parë kur Arvizu deklaroi nga Elbasani se zgjedhjet e 2013 ishin të rëndësishme si ato të 1992.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com