TIRANE- Jozefina Topalli thyen urdhrin e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha për bojkotin e Kuvendit. Ish-kryetarja e Kuvendit në kohën e qeverisjes së PD-së i është përgjigjur pozitivisht ftesës së kreut të Kuvendit Ilir Meta për të marrë pjesë në darkën e organizuar për nder të kreut të Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, Bunmei Ibuki dhe delegacionit që e shoqëronte dy netë më parë.