Topalli:Ti del pozitiv për drogë
Zgjedhjet,Rama:Gëlltisni shpifjet

Topalli:Ti del pozitiv për drogë<br />Zgjedhjet,Rama:Gëlltisni shpifjet
TIRANË - Jozefina Topalli dhe kryeministri Rama kanë zhvilluar një tjetër debat mes tyre në seancën e sotme në Kuvend. Topalli ka akuzuar Ramën se ai ka frikëtë përmendë fjalën dekriminalizm dhe se nuk mban përgjegjësi për kriminelët që ka futur në Kuvend. Ndërkohë kryeministri i është opërgjigjur se nuk ka asnjë kompleks ndaj të përmendurit të fjalës dekriminalizim por në ndryshim nga vetë Topalli por edhe kolegët e saj të opozitës ai nuk i bën bashkë raportet personale me ato të punës.

Kryeministri Rama e ka cilësuar të turpshme qëndrimin e Partisë Demokratike në Parlament. Sipas tij në vend që të diskutojnë për reforma dhe çështje të rëndësishme për të cilat njerëzit duan të dëgjojnë, PD e përdor Parlamentin për të vijuar propagandën e dështuar të kriminalizimit të Policisë.

Ai deklaroi se më 21 qershor do të jenë shqiptarët ata që do të tregojnë se sa vlen gjithsecili. Ai theksoi se opozita do të  duhet të gëlltisë të gjitha ato që jashtënxjerrë nga goja më 21 qershor.

“Mos i jepni gojës shumë se do duhet të gëlltisni të gjitha ato që jashtënxirrni nga mbrëmja e 21 qershorit. Aty do shikoni sa shumë zemra keni fituar”.- tha Rama.
 
Rama më tej ka hedhur poshtë pretendimet opozitës për kriminalizim të policisë, ardhja e FBI-së për binjakëzim me Byronë e Hetimit, sipas tij kjo është rezultat u bindjeve të krijuara për seriozitetin dhe vlefshmërinë e punës së bërë deri tani nga policia dhe Ministria e Brendshme.

Kryeministri Rama ka përshkruar edhe qëndrimin e deputetëve të PD me të cilët ndodhte në gjyq, të cilët sipas tij sillen si pula para Gjykatësit, duke thënë se ne nuk kemi prova, por japim opinion. 

Ora 16:48 Islami: Të gjithë deputetët të bëjnë testin e drogës
Duke pasur njohuri për çështjet zgjedhore do të flisja për diskutime të rëndësishme dhe do paraqisja disa rekomandime të OSBE të cilat së bashku me analizat e pas 23 qershorit kanë evidentuar dy fakte të rënda si blerja e votave dhe procedurat e anëtarësimit të vendit në BE ku Shqipëria është vendi i vetëm të cilit i kërkohet nga evropianët që të bëjë dekriminalizimin. Duhet që deputetët të gjithë pa përjashtim të bëjnë testin e drogës pasi jam i sigurt se disa pjesëtar të kuvendit broçkullisin këtu nën efektin e drogës.

Ora 16:30 Gent Strazimiri: në 90 vite shtet, kuvendit i është shtuar anarkia e kriminalitetit
Vendi mesa duket vuan nga 5 anarki, së pari ajo e feve, anarkia e klasave, anarkia morale ku qeni nuk e njeh të zonë, anarkia patriotike ku brenda një dite tradhëtori bëhet patriot e patrioti tradhëtor, anarkia e idealeve ku idealet e shtrembra përputhem me idealet më të ndritshme të perëndimit. E kalova këtë si një antidot ndaj fjalorit të ndyrë të kryeministrit shqiptar. Siç mund ta vini re vet sot ndryshimi me 90 vite më parë është i dukshëm, sot anarkitë janë pasuruar edhe me kriminalizimin e kuvendit. I dashur sovran i 21 qershorit do të thirresh të luash zgjedhjesh, imagjino sikur në kuvend këta të ishin shokë të Berishës e ai të ishte në Kuvend. Mendoni e pastaj vendosni se kujt do t’ia jepni votën ju.

Ora 16:45 Rama: Hetuam për akuzat e doshit, fashikujt jnë në prokurori
Prapë për të njëjtën arsye dola. Shiko çfarë manipulatori profesionist. Thotë që unë nuk e besova dhe 6 muaj u nis me çfarë besonte ky. Ky thotë nuk mund të bazohet se çfarë thoshte ky. Si jeni kaq të pafytyrë? Ne e kemi bërë public qëndrimin dhe pozicionin e ministrit të Brendshëm dhe policisë dhe kemi vënë në dispozicion dhe të Prokurorisë dhe fashikuj hetimor që nga sekonda që është artikuluar kjo histori. Si ka mundësi që doni të rrini në këtë histori të politikës vetëm duke shpikur e duke manipuluar. Edhe pse e kemi hequr atë praktikën tuaj për konferenca, si miss PD që dilte zëdhënsja e fliste ato që i kishte dërguar me mesazh plaku. Si mund të kesh fare fare paturpësi e të thuash… Fashikujt hetimorë që i ka shpjeguar ministri i Brendshëm edhe publikisht dhe kanë çdo detaj, verifikimin e çdo detaji. Kanë çdo gjë të hetuar në vendin, kohën për atë hatanë e madhe. Unë nuk të thashë ty që s’lexoj gazeta.
 
Rama-Vokshit:
Aman mos… Ju keni gjithë jetën tuaj parlamentare që merreni me mua, edhe në mungesë siç bëhen dhe ato dashuritë në mungesë.

Rama: Saliun dhe Jozefinën nuk e dërgoj në gjykatë, janë të amnistuar
Është e rëndësishme që shqiptarët të  bëjnë ballafaqimin. Këto akuza janë llum, njëlloj si ai llumi që doni të largoni ju. Nuk mund t’i ikni të vërtetës, ju nuk votuat herën e shkuar. Thoni atë fjalinë që çdo deputet të shkoj në burg edhe pa prova. Po nëse do vijë ndonjë nga deputetët tuaj, ca do bëni? Ju nuk jeni përqëndruar tek problemi por jeni përqëndruar për të nxjerrë dhjamë nga pleshti,  ky plesht që ju ngordhi në dorë. Jemi në gjyq, iu kam çuar unë për t’iu ftuar të rpovoni ato që doni. Dhe për këtë do jemi në gjyq, shumë shpejt. Hajdeni në gjykatë dhe jepni një fakt. Nuk mund të vini me këto fjalimet qesharake. Dy njerëz vetëm nuk do dërgojë asnjëherë në gjykatë Saliun dhe Jozefinën, këta janë të amnistuar, këta mund të thonë se çfarë të duan. 


Ora 16: 35 Genc Pollo: Edi Rama e dinte që Frroku ishte dënuar për vrasje
Është e vërtetë ne jo të gjithë mblidhemi këtu për dashurinë, simpatinë. Me një pjesë po me një pjesë kjo është e pamundur. Vera e vitit 2013 të bëri kryesministër, pa të fyer personalisht pa e demigruar me libër shtëpie ne jemi këtu për gjërat që bën e që thua. U fola për Mark Frrokun që kryeministri nuk e njihte si një të dënuar për vrasje në Belgjikë, se pse kryeministri nuk lexon gazetat e huaja. Kjo është zgjedhje personale, por mund të mos dëgjojë edhe opozitën. Kemi dhe atë që quhet skandali i “Vilunit”, kryetrafikanti gjeti strehim në makinën e deputetit. Tre ditë më vonë PD e denoncoi, e kryeministri nuk e dëgjoi. Katër ditë më vonë kemi fotografinë e Edi Ramës me Tom Doshin dhe Mark Frrokun. Kjo u vërtetua kur doli procesverbali. E merr vesh kryeminsitri dhe hesht. E dija thotë kryeministri dhe heshte. Detyra  e parë është denoncimi, 6 muaj resht Edi Rama nuk e ka bërë detyrën e tij.  


topalli

Ora 16:31 Topalli-Ramës: Ke dalë pozitiv ndaj testit të krimit, edhe te i drogës do dalësh pozitiv  
Jozefina Topalli duke iu drejtuar kryeministrit Rama deklaroi se gënjenë kur tha se Mark Frroku nuk është pjesë e grupit Parlamentar të PS.
Në replikën e saj, ajo i tha Ramës se ka dalë pozitiv në testin e drogës dhe sipas tij, nëse do të bëhej testi i drogës edhe aty do dilte pozitiv.
 
“The se nuk e ke pranuar në grup Mark Frrokun, hapni webin e Parlamrntit, anëtar komisionesh dhe nënkomisionesh. Mark Frroku akuzohet për gjëra shumë të rënda, më bën përshtypje që Meta nuk ka thënë asgjë. Pasi në të gjithë këtë stuhi politike që ti e quan artificiale, ka ftuar deputetin dhe i ka thënë që është opozita që do të vrasë. Testi i krimit ty të ka dalë pozitiv. Sa herë që flet na bën nder. Të bëhet testi i drogës dhe besoj se do dalësh edhe aty pozitiv.”- tha Topalli.

topalli

Ora 16:15 Rama: Vijoni jepni opsionet e Partisë, dalim në gjyq ku jeni si pula. Argumentet tuaja idiotllëqe
"Vijojnë edhe flasin për opinionet, jo të vetat, por të partisë. Dalin edhe flasin këtu sikur nuk i njohim. Do të thoshim se këta nuk kanë qenë këtu, kanë rënë nga një qiell të pastër. Dje në predikat e tyre në fakt shumë ordinere ka nga të gjitha.  Këta deri dje nuk u bënte përshtypje që një drejtor arrestohej dhe nuk hiqej nga puna, dhe Kryeministri që thotë unë dëgjoj vetëm zërin e Gjykatës. Javën e kaluar ju thatë që kjo është Farsë. Kemi një Gjyq aktualisht. Nëse akuzat tuaja janë të vërteta, na jepni një fakt të arsyeshëm. Ne nuk bëjmë për burrë asnjë burrë që guxon t’i dalë përpara rrugës që për ne janë të barabartë të gjithë. Pula që çohen, po t’i shohë publiku në gjyq do të habitej. Ngrihet ai tjetri dhe thotë po të ishte njeri i zakonshëm, mund të ishte shpifje,  por këta janë politikanë. Ajo gërdia që nuk e keni nxjerrë akoma iu bën që të vini këtë dhe çdo ditë i jepni gojës pa asnjë fre me një provë, apo fakt. Edhe për këtë fakt do të jeni në gjyq. Ishte hetimi i Ministrisë së Brendshme që krijoi atë dokumentacion që nxirrni ju. Si është e mundur që të angazhohet një hetim. Ne jemi ndryshe nga ju në këtë pikë.  Ka vetëm një gjë rëndësi. Kush shkel vijën që na ndan, për ne është i papranueshëm. Thua Pastaj që FBI do të ketë qenë në ndonjë vizitë të parashikuar prej kohësh. Ne FBI-së i kemi kërkuar prej kohësh bashkëpunim. Termi binjakëzim. Kemi kërkuar që të kemi një forcë në terren prej kohësh. Vizita është planifikuar pas vizitës së Ministrit të Brendshëm. Shqetësohemi kur nuk na vlerësojnë. Thoni u trondit Berlin. Brukseli ve në duart në kokë.  Pyetja është pse e ngremë këtë çështje. Edhe ne do e kishim ngritur po të ishim në opozitë. Por mënyra juaj e të argumentuarit idjotllëk.  Është turp që të thuash se Dorëheqja e Didit, që bëri një akt moral që tregon përgjegjshmëri dhe tregon vetëdijen se diçka nuk funksionoi në sistem. Historia e thjeshtë, çështja që u bë publike, unë e dija, e kam thënë publikisht. E kam ditur edhe që kjo gjë do të bëhej publike. Pse do i kisha rënë unë kaq gjatë duke u prishur me mikun. E kam thënë publikisht unë se pse u përjashtua. Keni vrarë njerëz në Bulevard dhe silleni sikur janë gjallë, këta janë gjallë po trajtoni sikur janë vrarë.  Thoni se unë nuk dija se çfarë shkruante një gazetë e huaj, ndërsa ti (drejtuar Pollos) ke thënë çfarë ka Berisha nuk e di ku bie Gërdeci dhe kë ka baxhanak. "- tha Rama.

rama

Ora 15:50 Topalli Ramës: Ti ke frikë të përmendësh fjalën dekriminalizim, Rama: Nuk jam si ju të opozitës
Jozefina Topalli dhe kryeministri Rama kanë zhvilluar një tjetër debat mes tyre në seancën e sotme në Kuvend. Topalli ka akuzuar Ramën se ai ka frikëtë përmendë fjalën dekriminalizm dhe se nuk mban përgjegjësi për kriminelët që ka futur në Kuvend. Ndërkohë kryeministri i është opërgjigjur se nuk ka asnjë kompleks ndaj të përmendurit të fjalës dekriminalizim por në ndryshim nga vetë Topalli por edhe kolegët e saj të opozitës ai nuk i bën bashkë raportet personale me ato të punës.

Topalli: Po të ishte sot gjallë Konica çfarë do të thoshte: një grup i madh të inkriminuarish kanë blerë zgjedhjet më 23 qershor dhe më pas kryeministri i ka quajtuar ata unliked. Rama foli për një sërë gjerash por vetëm për krimin e dekriminilaizimin nuk foli se ka frikë ta përdorë këtë fjalë. Kush i futi ne parlament Frrokun, Doshin e të tjerë që i ke në listën që të kanë vënë përpara. Ku ishe ti më parë apo e doje karrigen e kryeministrit. Kush je ti që i thua opozitës ordinere? Si flet ti për gjyqet me deputetët e opozitës kur i ke të qarta krimet e deputetëve të tu.

Rama: Jozefinë e nise me Konicën e recitove me emocion aq sa mendova se kur të rikonstruktohet Teatri i Shkodrës do të fusnim aktore. Por pastaj dole nga Konica shkove tek Berisha e mes tyre ka një diference të madhe. Ta kuptoj sh mirë vrerin, dhe detyrën që ke për të ruajtur figurën e atij që ishte 8 vjet kryeministër e që sot bën zhurmë si nxënësi i klasës së 6 jo si një burrë plak që në vend që ta vinte mendjen e tij të sëmurë në vend të dekriminalizimit duhet ta përdorte për ti treguar nipërve e mbesave përralla me mbret.Frroku nuk është deputet i partisë socialiste,2. Frroku vjen nga një parti e vogël,
3. Frroku u largua nga Grupi kur u mor me ty.
Unë i kam kërkuar Frrokut të të kërkojë ty falje jo për ty por për faktin se je femër, dhe prej asaj dite ai nuk mori më pjesë në mbledhjet e PS
Referuar Doshit unë nuk e mohoj se ka qenë deputet shok dhe mik i mirë p[or këtu ndryshon ti, unë dhe ata që vijnë pas teje se puna që bëj unë nuk është prívate, por kjo që bëni ju është ordinere. Njerëzit, edhe ata që nuk ju njohin e dinë se kjo që bëni ju është ordinere e shumë më tepër se kaq. Më the se unë e kam problema të përdor fjalën dekriminalizim, por unë kam 2 probleme, së pari nuk bëj fyerje ndaj njeriut.

Topalli: Ti them dokrra hirit sic thotë Fishta do isha shumë ofermere. Hipokrizia jote fyhet shumë nga e vërteta. Një të vërtetë ti e kishe jo kur flitet për dekriminalizimin e parlamentit por të opozitës. Sa për respektin e kryetarit të kuvendit mund të të vë të dëgjosh sërish se çfarë ke thënë për të.

Rama: Njerëzit duan të dinë opsionet e PD, ju vijoni propagandën e dështuar
Kryeministri Rama e ka cilësuar të turpshme qëndrimin e Partisë Demokratike në Parlament. Sipas tij në vend që të diskutojnë për reforma dhe çështje të rëndësishme për të cilat njerëzit duan të dëgjojnë, PD e përdor Parlamentin për të vijuar propagandën e dështuar të kriminalizimit të Policisë

“Njerëzit duan të dinë se kush janë opsionet e PD, çfarë shikon PD ndryshe. Pra njerëzit duan të dinë nga ata që kanë zgjedhur se si Shqipëria mund të shkojë më mirë. Kjo nuk ndodh asnjëherë, pasi PD s’ka lidhje me atë që e bën demokratike. Këta vijnë të jenë një trup pa kokë, që shfaqet në formën e dy kokave të prera. Përveç kësaj s’kanë asnjë lloj ideje. S’kanë asnjë lidhje në kuptimin ideor dhe në atë që thonë se përfaqësojnë të djathtën liberale. E përdorin Parlamentin për të vijuar propagandën e dështuar të kriminalizimit të Policisë. Propagandë që vijon me intensitet duke u kapur nga fakte. Që janë prova e ndryshimit në Shqipëri dhe duke komentuar aksionet e policisë.”- tha Rama.


Rama: Binjakëzim me FBI falë punës së policisë
Më tej Rama ka hedhur poshtë pretendimet opozitës për kriminalizim të policisë, sipas tij ardhja e delegacionit të FBI në shqipëri lidhet me kërkesën për binjakëzim. Dhe sipas delegacionit të FBI, shton Rama, është rezultat u bindjeve të krijuara për seriozitetin dhe vlefshmërinë e punës së bërë deri tani nga policia dhe Ministria e Brendshme.

“Dje kemi përfunduar një proces komunikimi me FBI, që ka ardhur pas një ftese të Ministrisë së Brendshme. Lidhur me një kërkesë tonën për të binjakëzuar me Byronë Kombëtare të Hetimit. Na kanë thënë që janë gati, për të përshkallëzuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Kjo na është thënë nga delegacioni i FBI, kjo është rezultat u bindjeve të krijuara për seriozitetin dhe vlefshmërinë e punës së bërë deri tani nga policia dhe Ministria e Brendshme. I vëllai njërit prej anëtarë të delegacionit të FBI  tyre është në burg. Nëse do të ishte në Shqipëri ky zotëria do të ishte në burg, pasi sipas jush është fajtori i vërtetë. Ne po tregojmë se sa të ndryshëm jemi dhe se çfarë ndryshimi do të duam të sjellim.”- tha Rama.

Kryeministri Rama duke vlerësuar edhe reformat apo masat e ndërmarra ndaj zyrtarëve të ndryshëm shprehet se mes qeverisë sot dhe asaj të kaluar ka diferenca të më
dha.

“Përpara ligjit të gjithë të barabartë. Ne kemi dhënë një Provë që ju nuk e dhatë kurrë. As në fillim as në fundit e viteve të pushtetit. Nuk e ndatë, jo më të ndërmerrni një proces kundër inkriminimit. Ju ishit streha e atyre që në emër të pushtetit tuaj vrisnin dhe vidhnin. Mes nesh dhe jush ka një diferencë të madhe.”- tha Rama.
 
Rama: Në gjyq jeni tamam si pulat, thoni s’kemi prova themi opinion.
Kryeministri Rama duke kujtuar edhe proceset gjyqësore që është me disa prej deputetëve të opozitë bëri edhe një përshkrim të sjelljes së tyre në Gjyq.

"Unë jam në gjyq me të parin tuaj këtu dhe me të dytin tuaj atje. Në Kuvend dhe jashtë saj janë bërë zëdhënësit e akuzave për të kriminalizuar policinë, Ministrinë e Brendshme dhe qeverisjen, me përpjekjen e vobektë për të kthyer qytetarët nga ju. Nëse do të vinë në gjyq do habiteni nga sjellja e këtyre në Gjykatë.   E dini çfarë thonë apo jo? Përpara Gjykatës tamam si pula: Ngrihen e thonë ne s’kemi fare punë me këtë, ne flasim në emër të PD, çfarë provash kërkoni, japim opinionin e PD. Ngrihet avokati dhe thotë që politikani mund të gënjejë, thotë që opinioni mund të jetë i rremë, por mbetet opinion."- tha Rama.

Rama: Më 21 qershor do gëlltisni jashtënxjerrjet nga goja
"Këtë herë do ftoj dhe profesorin në gjyq. Të thoni se ku e bazoni ju këtë jashtënxjerrjet që kutërbojnë gjithë dynjanë një fakt të vetëm, një provë të vetme. Është për të ardhur keq që gjithë këtë proces e udhëheq ky që ka qenë i pafajshëm. Ky është i dënuar për korrupsion, me heqje lirie ky që ishte këtu që del në çdo tribunë jashtënxjerr nga goja gjithçka që i fusin në gojë, që të vjellë përpara publikut. Prodhon një erë kutërbuese për të gjithë ata që e dëgjojnë. Politikë ordinere prej ordinerësh me ordinerët. Njerëzit që keni në ballë kanë probleme reale me drejtësinë”.-tha Rama.
 
Më tej kryeministri i kujtoi opozitarëve se përballja reale me ta do jetë më 21 Qershor, datën e zgjedhjeve lokale.
 
“Mos i jepni gojës shumë se do duhet të gëlltisni të gjitha ato që jashtënxirrni nga mbrëmja e 21 qershorit. Aty do shikoni sa shumë zemra keni fituar”.- tha Rama.


Rama: 11 % e policëve që latë ju të ndjekur ligjërisht
Rama vlerëson se në policinë e shtetit janë vendosur standarde dhe operacionet e zhvilluar tregojnë se nuk ka kriminalizim të policisë. Ai ngre edhe pikëpyetjen se çfarë është kriminalizim apo vendosje standardesh që 11% e punonjësve të policisë të trashëguar nga qeveria e kaluar janë në ndjekje ligjore.

“Qeshnit, kur Ministri i Brendshëm ju kujtonte disa episode që tregonit se pushteti juaj ishte i të paprekshmëve të fisit dhe tribunë të atij që kishte pushtetin. Të gjitha operacionet e policisë që janë haptazi suksese dhe minimalisht nuk mund t’i kriminalizoni, ndërsa ju i kriminalizoni. Janë 11% e gjithë trupës së policisë së shtetit që është ndjekur ligjërisht. Çfarë quhet Kriminalizim, apo vendosje standardesh?"- tha Rama.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian