TIRANË - Ish-Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka përgënjeshtruar zërat për përfshirjen e saj në fushatën për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike. Nëpërmjet Facebook, ajo pasi ka thënë "të dashur miq", e ka quajtur mashtrim dhe trillim dhe përçmuese "insinuatat e stisura nga Edi Rama me mediat e tij".

JA MESAZHI I PLOTË I TOPALLIT NË FACEBOOK:

Të dashur miq!

Duke marre shkas nga përmendja e emrit tim në disa media të shkruara, të dirigjuara kryekëput nga Edi Rama, për përfshirjen time në fushatën për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike, dua të sqaroj opinionin publik dhe veçanërisht demokratët, se ky ësht një mashtrim dhe trillim.

E konsideroj të padenjë, të papranueshme dhe të ulët përdorimin nga kushdo të emrit tim.

Ftoj demokratët të hedhin poshtë me përçmim insinuatat e stisura nga Edi Rama me mediat e tij.

Ftoj demokratët të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre për atë që besojnë se do t’i çojë në fitore!

Jozefina

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)