Topalli: Unë presidente?
Jam e ftohtë, pëlqej Kuvendin

Topalli: Unë presidente? <br />Jam e ftohtë, pëlqej Kuvendin
TIRANË – Kryetarja e Kuvendit. Jozefina Topalli është një prej emrave më të lakuar së fundmi si candidate për presidentin e Republikës. Gjatë emisionit “Opinion” nga Blendi Fevziu, Topalli ëshhte treguar e rezervuar, duke u mjaftuar më faktin se për momentin këto janë hamendësime.

Berisha ëshë shprehur se çdo drejtues i PD është kandidat i mundshëm. A do të jeni ju kandidate e kësaj maxhorance? Jeni e gatshme ta merrni këtë detyrë?
Jam e ftohtë në raport me këtë, do të përsëris se kam bidnje të thellë se nëse ne fillojmë e hamendësojmë emra. Kur flas për vlera, për moral, për integritet kjo nuk është diçka që blihet në pazar, jam duke folur për diçka shumë më të madhe, shumë më të thellë që na ka munguar dhe që duhet ta rikuperojmë. Autoriteti moral është më shumë se çdo gjë tjetër, nuk mund të jetë kurrë i njëanshëm. Mendoj se kjo shoqëri ka, kjo forcë politike ka, jo më kot të thashë që është forcë poltiike misionarësh.

Jeni një nga këta 73 deputetë që mund të diskutohen për postin e presidentit?
Jam kryetare e parlamentit, kam një punë të rëndëishme, e bëj me pasion, e dua parlamentarizmin. Kjo ka qenë një nga arsyet që nuk më ka shkuar ndërmend të projektoj veten në ekzekutiv, do të isha e kënaqur të isha deputete. Kjo është të mos jesh serioz me presidencën, nuk ka çështje kënaqësie. Çështja e presidencës nuk është çëhstje qejfi, ambicje. Është cështje serioze, parimi, mendoj se është çështje serioziteti dhe do të doja të trajtohet në mënyrë serioze.

A do jeni e gatshme ta ustroni këtë detyrë?
Jam fare e ftohtë.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj

Paris 2024/ Notoi në lumin Sena për garën e Lojërave Olimpike, atletja ndan eksperiencën: Pashë gjëra që as dua t’i mendoj