Topalli: Vendimet i merr mafia
Balla: Luli do të largojë nga politika

Topalli: Vendimet i merr mafia<br />Balla: Luli do të largojë nga politika
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u shpreh sot gjatë debateve në Kuvend se krimi ka hyrë në nivele të larta të politikës dhe po merr vendime. Topalli iu referua importit të mbetjeve dhe kultivimit të kanabisit, duke akuzuar segmente të larta të qeverisë se po bashkëpunojnë me segmente të krimit dhe mafies.
 
"Mafia është kur krimi hyn në politikë dhe merr vendime. Mafia po ruan me armë në çdo cep të Shqipërisë parcelat e drogës. Po dënohet një brez i tërë. Dëgjova dikë që përpara disa grafikëve tha që papunësia është në rënie, por kjo nuk është e vërtetë.
 
Dëgjova Kryeministrin të fliste për investime të mëdha, ne kemi investuar 670 milionë dollarë në Shkodër ky flet për 20 milionë dollarë. Janë ndërtuar rrugë e shkolla në kohën tonë.
 
Ky Kryeministër do mbahet mend për dy gjëra për ikjen e shqiptarëve dhe hashashin. Por gjëja më e rendë që ka ndodhur është shkatërrimi i politikës. Politika nuk është në fakt një zanat sepse është mision dhe ta shohësh si të tillë do të thotë ta dush dhe të mos gënjesh, vetëm sot kam dëgjuar 6 orë hipokrizi"
, u shpreh Topalli duke akuzuar Ramën se po gënjen shqiptarët çdo ditë, për t'i bindur se nuk e ka shkelur betimin e tij që nuk do të sillte kurrë plehra në Shqipëri.
 
"Çdo gjë në fushatë e tij, në politikën e tij Rama e kishte bazuar në betimin e tij se nuk do sillte kurrë plehra. Flet çdo ditë të paktën dy tre ore që tu shpjegojë shqiptarëve që sa mirë që ju gënjeva ju mashtrova. Ndoshta ai e kupton më mirë se ky është gabimi më i rëndë i jetës së tij politike”- deklaroi Topalli.
 
Akuzave të Topallit iu përgjigj deputeti socialist, Taulant Balla. Sipas Ballës, ish-kryetarja e Kuvendit duhet të gjejë një profesion tjetër, pasi siç u shpreh ai, Topalli nuk e ka të gjatë në politikë.
 
“Deputetja parafolëse është duke u munduar të gjejë një profesion tjetër, pasi ky i politikës mesa duket dhe me ç’ka bërë ndërmend Luli, nuk e ka të gjatë. Pyeta Bruno Shllakun, me tha nuk bën as për aktore. Kështu që gjej ndonjë profesion tjetër. Mos bëj sikur të dhemb shpirti për të varfrit dhe për shkodranët"- u shpreh Balla, i cili sqaroi se "i vetmi gabim që ka bërë qeveria me ligjin e mbetjeve, është që nuk e ka quajtur ligj për industrinë ricikluese, sepse s’ka të bëjë fare me plehrat”.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 39-vjeçarja godet policin dhe punonjësin e sigurisë në spitalin e Traumës, vihet në pranga

Tiranë/ 39-vjeçarja godet policin dhe punonjësin e sigurisë në spitalin e Traumës, vihet në pranga