Topalli: Vettingu, produkt i Ramës
e Bashës. Rama: Do më mungosh!

Topalli: Vettingu, produkt i Ramës<br />e Bashës. Rama: Do më mungosh!
Deputetja e PD, Jozefina Topalli, akuzoi Edi Ramën dhe Lulzim Bashën se kanë marrë në dorë procesin e Vettingut.
 
Sipas saj, emrat që kanë shkuar në Kuvend për votim, janë produkt i marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës.
 
“Sapo na kanë dorëzuar 27 emra, të cilët do jenë pjesa  elitare që do bëjnë Vettingun. 

E vërteta është se po aq e madhe sa ka qenë pritshmëria për reformë në drejtësi, po aq e madhe është edhe rreziku i një dështimi të turpshëm të asaj që ka nisur me një qëllim të mirë dhe që mund të përfundojë në mënyrë të shëmtuar. 

Në këtë listë ka miq personal të kryeministrit, militantë politik, njerëz të paaftë, pushtues tokash, të cilët kanë qenë në procese gjyqësore dhe kanë dhënë para për të mbyllur procese gjyqësore. Këta do bëjnë reformën në drejtësi dhe Vettingun. Edhe i dini, se disa prej deputetëve i kanë pasur në proces kur ato kanë qenë në detyra të rëndësishme shtetërore. 

Emrat janë 27, ata që janë tuajët, ata që s'janë tuajët janë të paktit Rama-Basha. Nëse kjo është produkti i parë i marrëveshjes tuaj, është një kambanë alarmi. Unë kam këtë kurajë ra them për një arsye të thjeshtë.

Janë shumë pak kur në 2007 filluan një mocion mosbesimi ndaj meje, sepse nuk pranova që të votohej një gjykatëse që kishte një dosje të rëndë të saj dhe familjes, për korrupsion dhe trafik droge.

Ishte shumë vite më parë kur të gjithë heshtnin. Sot ju po bën fortifikimin e korrupsionit në drejtësi. S'më shkon mendja të votoj në bllok njerëz të cilët kanë mbyllur proceset duke paguar para
”,  u shpreh Topalli. 

Rama-Topallit: Do më mungosh, me Lulin s'flas për ty
Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ish-kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli gjatë seancës së jashtëzakonshme për Vettingun. 

Topalli akuzoi Ramën dhe Bashën se kanë kapur Vettingun duke futur emra nga marrëveshja mes tyre e arritur një muaj më parë.

“Jozefinë, do më mungosh shumë. Por kështu e ka jeta. Do paguash çmimin e konformizmit tënd që kur u fute në çadër.

Nga ata emra aty u njoh vetëm Ina Ramën, të cilën nuk e latë të punonte dhe pse kishte vendim gjykate për të. Njoh Albana Shtyllën si dhe kam njohje në distancë me Sokol Çomon”
, tha Rama.

Më tej, kryeministri tha se ai nuk ka gisht në moskandidimin e saj, duke iu referuar pikërisht lënien e Topallit jashtë listave të PD nga kryedemokrati Lulzim Basha.

“Mos të të rrejë mendja se unë dhe Luli flasim për ty", tha Rama duke iu drejtuar Topallit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narko drejtësisë

Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narko drejtësisë