BURREL - Nga Burreli kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi i bëri thirrje qytetarëve ta largojnë me votë pushtetin e korruptuar, duke shprehur bindjen se 23 qershori do të jetë data e rotacionit të pashmangshëm politik.
Na takimin që zhvilloi me simpatizantët e FRD-së në Burrel, Topi u shpreh se politika qeverisëse e pamoralshme nuk mund të tolerohet më.
“Politika qeverisëse e pamoralshme nuk mund të tolerohet më. FRD u krijua për t’i kthyer besimin qytetarëve dhe për t’i thënë zotërinjve të PD-së dhe PS-së që ju nuk ishit arkitektë të ndryshimeve kushtetuese, por ishit shkatërrimtarë të institucioneve” u shpreh Topi.
Më tej kreu i FRD-së kujtoi premtimet e pambajtura të Kryeministrit sipas tij për rrugën e Arbrit.
“Populli i Matit po përballet me varfërinë që i ka sjellë shitja e pandershme e minierave, uzinave dhe hidrocentraleve për interes të klaneve të pushtetit dhe jo të matjanëve. Ai i kujtoi të pranishmëve premtimet e pambajtura të Kryeministrit për rrugën e Arbrit”, deklaroi Topi.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com