LUSHNJË - Kreu i FRD, Bamir Topi ka zhvilluar një takim me strukturat e partisë së tij në Lushnjë dhe Divjakë ku në fokus ka qenë përgatitja për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të zhvillohen më 21 qershor të këtij viti.

 “23 qershori 2013 rrezoi nje pjese te politikes se korruptuar. 21 Qershori 2015 duhet te rrezoje te korruptuarit e mbetur.”- tha ish-Presidenti Topi  në takim me strukturat e FRD.
Ndërsa ish-deputeti Gazmend Oketa kërkoi që të marrë fund koha e besnikerise" se verber partiake.

“Koha e “besnikërisë" se verbër partiake duhet të marrë fund. FRD fton qytetaret të bëhen mbështetës të një politike ndryshe.”- tha Oketa.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)