"Të fillojnë dialogun, të fillojnë komunikimin. Klasa politike duhet ta rifitojë koshiencën. Shpikja e modeleve që nuk janë modele të Europës Perëndimore, do të thotë që të mos kesh koshiencën për të shkuar në Europë. Gjërat janë më të thjeshta se sa duken, unë besoj që jemi afër një mundësie zgjidhjeje të krizës së besimit që ekziston midis partive. Ka një lloj shprese që gjërat të fillojnë të funksionojnë, të fillojnë të punojnë bashkë në parlament", deklaroi Topi.
Topi foli edhe për rëndësinë e zgjedhjes së Gjykatës Administrative dhe Avokatit të Popullit.
"Unë e quaj të pakuptimtë që të mos zgjidhen disa institucione sic është ai i Avokatit të Popullit dhe zgjedhja e Gjykatës Administrative, apo cështje të tjera që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi, ku një pjesë e ligjeve kërkon 3/5,” tha Topi.