LAÇ - Kryetari i Frymës së re Demokratike, Bamir Topi ka ironizuar ditën e sotme Kryeministrin Berisha, duke theksuar se ai ka humbur kontaktet me realitetin dhe jeton në një botë virtuale. Duke folur nga qyteti i Laçit, Topi tha se në 23 qershor do të ketë rezultate surprizë për partitë e vjetra dhe jo për qytetarët e nëpërkëmbur
“Qytetarët nuk mund ndahen në qytetarë të dorës së parë dhe të dytë. Në rrethinat e Kurbinit ka njerëz të cilët rropaten gjithë ditën dhe janë të nënvlerësuar dhe të anashkaluar. Shpresoj që më 23 qershor do te kemi një rezultat të tillë që do të jetë surprizë për partitë e vjetra por nuk do të jetë surprizë për qytetarët. Kryeministri jeton në një botë virtuale dhe më 23 qershor do të largojmë nga pushteti Berishën”, u shpreh Topi.
FRD ka zyrtarizuar edhe degën e saj në rrethin e Kurbinit, ku janë zgjedhur dhe drejtuesit e kësaj partie në këtë zonë.
BIBERAJ TAKIM ME KONGRESMENIN AMERIKAN ELIOT ENGEL
Ndërkohë që nënkryetari e Frymës së Re Demokratike Aleksandër Biberaj është pritur në një takim nga kreu i demokratëve në Komisionin për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot Engel.
Siç njofton zyra për shtyp e FRD-së, gjatë këtij takimi të zhvilluar në kuadër të vizitës në SHBA, Biberaj ka informuar kongresmenin Engel me zhvillimet politike në Shqipëri si dhe me zhvillimet e fundi në rajon lidhur me çështjen shqiptare.
Kongresmeni Engel ka shprehur gjithë gatishmërinë e tij për të vazhduar misionin e tij për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri dhe mbrojtjen e çështjes së shqiptarëve në rajon.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com