Topi: Berisha, Lei Fen
Eja të të njoh me Tiranën

Topi: Berisha, Lei Fen<br />Eja të të njoh me Tiranën
TIRANË – Marrëdhënia mes Presidentit dhe Kryeministrit në Shqipëri ka shënuar sot në mbrëmje ndoshta ndarjen përfundimtare. Presidenti i republikës Bamir Topi, ka “shpërthyer” edhe më fort për të dytën herë brenda pak ditësh ndaj kreut të qeverisë pas sulmeve të këtij të fundit. I ftuar në spektaklin e së martës në Vizion Plus “A Show” nga gazetari Adi Krasta, Presidenti Topi ka deklaruar se Berisha nuk e njeh Tiranën dhe prej kohësh është khtyer në një personazh që bën për të qeshur deputetët dhe këshilltarët e tij, ingjashëm me njeriun e ri të Revolucionit kinez Lei Feni.
Madje, Kreu i Shtetit shkon më tej, kur propozon që të shëtisë kryeministrin në të gjithë Tiranën, për ta njohur me këtë qytet dhe për të vërtetën e pronave të banorëve të tij.
“Do t’i thoja që nëse nuk e njeh Tiranën dhe nuk dëshiron ta njohësh Tiranën, në rast se nuk ke këshilltarë të aftë për të të orientuar në punë, atëhere do ta marr shumë miqësisht, përdore për t’i treguar se si është konfiguruar Tirana, sepse Tirana nuk është vetëm zyra e Kryeministrisë, por Tirana është shumë e madhe. Ka një popullsi, e cila sa vjen edhe rritet ku popullsia autoktone, i ka mirëpritur në vite dhe këtu është bukuria e këtij qyteti, që sot është gati një milion banorë, ku ka kultura të ndryshme përfaqësuese dhe falë këtij komunikimi qytetar, sot Tirana është një kryeqytet i jetueshëm mire. Kjo për ta orientuar dhe për t’i thënë jo vetëm ku janë tokat e mia, të paraardhësve të mi”, deklaroi Presidenti Topi.

E VËRTETA E PRONËS
Presidenti Topi i sugjeroi sot në mbrëmje kryeministrit që të heqë dorë nga udhëtimet me teleferik, e në vend të dijë të përshkojë zonat përreth komunës së Dajtit, ku sipas tij ai dhe familja Topi ndër shekuj kanë patur tokat e tyre.
“Unë e di që ai është bërë shumë humorist kohët e fundit, dhe padyshim që gjëja më e dhimbshme është kur të gjithë në kor fillojnë të qeshin nga shakatë, që më kujtojnë personazhin e famshëm të Revolucionit Kulturor kinez: Lej Fenin, por për t’i thënë që familjet e vjetra të Tiranës, vërtetë jetonin në qendër të Tiranës, por të gjitha me radhë kanë pasur toka bujqësore në periferi. Ka qenë një bollëk në Tiranë në atë kohë, të themi të drejtën dhe pikërisht për ta orientuar ekzaktësisht, aty ku përfundonte qyteti dhe është fjala pikërisht për Institutin e Kërkimeve Veterinare, në zonën e “Freskut”, aty fillon Komuna”.
“ Edhe sot e kësaj dite është territori administrativ i Komunës. Pra, qyteti kishte truall, ndërsa Komuna kishte tokën bujqësore. Ai e ka një shans për ta njohur terrenin, në rast se, për kaq vite me radhë, ta eliminojë udhëtimin me teleferik, që e bën çdo ditë, duke harruar që kalon në një park kombëtar, sikurse është Parku i Dajti, me shumë familje, me shumë biznese, e që ka imazhin e një rruge që sapo është bombarduar. Pra në vend që të bëjë ironi e të japë një imazh mashtrimi për shqiptarët, duhet të kuptojë që familja Topi, të gjithë paraardhësit janë në tokën e vet. Nëqoftëse dëshiron, t’ia bëjmë me dije se ku i kemi tokat, madje mund t’i dhurojmë edhe një pjesë toke. Le të vijë e të jetojë aty në paqe dhe në harmoni dhe mund t’i japim edhe leksione qytetarie, se si jetohet në harmoni pa bërë sherre”, deklaroi Presidenti.

SULMI NDAJ FAMILJES
Disa javë pasi kryeministri Berisha tha se edhe vëllai i Bamir Topit, doctor Flamuri do vazhdojë të votojë për PD-në, presidenti Topi i ka sjellë në vëmendje kryeministrit, një lajm të botuar në gazetën “Rilindja Demokratike”.
“Që në gazetën “Rilindja Demokratike”, aty ku për pesë numra rresht janë hedhur shpifje pa kufi, jo thjesht për Presidentin, po për familjen, ku bën pjesë edhe im vëlla, shumë i nderuar, të ketë kurajon të hapë e t’I japë hapësirë në faqen e parë të gazetës “Rilindja Demokratike” pikërisht për sqarimin me autor Flamur Topin dhe familjarët e tij, ku i nderuari vëllai im, i cili është personazh publik, i ka bërë një analizë reale, shkencore të gjitha atyre shpifjeve, që vinin pikërisht nga ajo gazetë dhe të vëna në gojën e një të moshuare, besoj të luajtur mendsh, do të thoja, më falni që unë e përdor këtë term sot, e cila, në moshën nëntëdhjetë e katër vjeçare kishte falsifikuar një dokument, që po t’i referohemi atij dokumenti, ajo sot duhet të ishte njëqind e gjashtëdhjetë e pesë vjeçare. Dhe kur një gazetë e nderuar do të thoja, që është gazetë e një partie historike sikurse është Partia Demokratike, vendos e bëhet “Parti e Hankes”, sepse kështu e ka emrin e moshuara, dhe vendos në gojën e saj falsitete për të denigruar familjen Topi, atherë nuk mendoj se mund të ketë argument tjetër për t’i thënë atij njeriu që: “Stop! Mos u fut më tej tek familjet, sepse është bërë zakon që në të gjithë fjalorin e tij të futet nëpër familje, bën diversion midis burrit dhe gruas, midis motrave, midis vëllezërve! Pra, kjo është sjellja më e shëmtuar që është patjetër një inerci e dukshme jo thjesht e një mentaliteti komunist, por edhe e një njeriu të lidhur shpirtërisht me komunizmin, i cili në mënyrë shumë të suksesshme, ka filluar ta bëjë edhe pjesë të kësaj bote të lirë e demokratike ku jetojmë sot”.

“TRADHËTIA NDAJ PD-së”
Presidenti Topi deklaroi se sulmet e mazhorancës nuk kanë asnjë lloj efekti pasi kur ngjiteshin në këtë pozicion duhet të largosh emocionet.kanë asnjë lloj efekti pasi kur ngjiteshin në këtë pozicion duhet të largosh emocionet. “Unë jam njeri që influencohet nga publiku por do të bëja apel drejtojuni sondazheve publike për të parë se sa të izoluar janë këto zëra. Nuk dua të flas për sondazhet që bëjnë të tjerët por duhet ti shikoni ju”, u shpreh Topi.
“Presidenti, si Kryetar i Shtetit, patjetër edhe si garant i interesave të publikut, e bëri në kohë të ditur atë fenomen që po ndodhte, dhe sot, pas kaq vitesh, patjetër që vërtetohet plotësisht ajo që unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them. Dhe nuk është aspak e vërtetë që erdhi ky moment për të folur. Unë kam folur në mënyrë konstante. Natyrisht për t’u diferencuar nga të tjerët, që kanë folur ashpër, por në substancë apeli im ka qenë i qartë”.

KRISJA NË BESLIDHJEN E LEZHËS
Topi foli edhe për festimet për Besëlidhjen e Lezhës tha se “kjo datë meritonte këtë simbolike përbashkimi. Duhet të ishin të gjithë për të dhënë një mesazh publike se jemi të gjithë sëbashku për të vlerësuar se e ardhmja e Shqipërisë bëhet sëbashku”.

PARTIA E RE
As Krasta nuk ka mundur dot të marrë përgjigjen “disamilionëshe” të Presidentit për të ardhmen e tij politike, pas largimit nga presidenca.
“Në Tiranë thuhen shumë gjëra, komentohen shumë gjëra, le t’ia lemë kohës, por e sigurtë është që deri në momentin e fundit, unë do të ushtroj të gjitha detyrimet e mia si President i Republikës”.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025