TIRANE - Bamir Topi, kryetar i Frymës së Re Demokratike, në një intervistë ekskluzive për shqiptarja.com, i konsideron akuzat e kryeministrit Berisha qesharake, për ish-të burgosurit politik që janë në grevën e urisë. Sipas ish-presidentit, zbatimi i ligjeve, nuk mund të jetë një tekë e kryeministrit.
Sa i përket zhvillimeve politike, Topi thotë se "statusi i kushtëzuar" në marrëdhëniet me BE është përgjegjësi e dy forcave kryesore politike, ndërsa nukharron të përmendë faktin se opozita nuk e ka bërë mirë detyrën e saj në frenimin e abuzivizmit të pushtetit.
Zoti Topi, ju vini nga shtresa e ish-pronarëve, që kanë të njëjtin shqetësim si të përndjekurit. Si e konsideroni grevën e tyre: politike apo ekonomike?
Së pari më duhet të them se është një e drejtë fondamentale e cilitdo për t'u shprehur dhe për të protestuar për gjithçka që njeriu apo një grup shoqëror e shqetëson apo është i interesuar. Nëse dikush e vendos në diskutim këtë të drejtë themelore në demokraci, atëherë nuk ka shumë lidhje me këtë të fundit. Pastaj se çfarë karakteri ka greva, këtë e përcaktojnë grevistët dhe askush tjetër. Në këtë këndvështrim duhet të besojmë të ngujuarit në grevë të cilët nga fillimi e kanë konsideruar si grevë për kërkesa ekonomike aq më shumë në vijim të zbatimit të një ligji, I cili është detyrim kushtetues i qeverisë përta abatuar mirë, drejt dhe në kohë. Besoj se e njëjta gjë ndodh dhe me çështjen e sjelljes ndaj pronës dhe pronarëve, të cilët tashmë janë bindur se nuk mund të presin më nga një qeveri që premtimet më të rëndësishme i ka braktisur përfundimisht.
Zoti Berisha deklaroi se është një grevë politike, dhe shishet me benzene për vetëflijimin e dy ish - të burgosurve politikë e ka vënë PS. E besoni
këtë?
Sa herë Kryeministri e shikon vehten në vështirësi reale, pikërisht me ato grupime shoqërore që e kanë votuar dhe tani e akuzojnë për mosmbajtje të premtimeve, i bën një me opozitën. Tashmë e kanë kuptuar të mëdhenj e të vegjël që është bërë qesharake.
Intervisten e plote e gjeni ne numrin e sotem te "Shqiptarja.com".
/Shqiptarja.com