TIRANE - Ish presidenti i Republikës, aktualisht kryetari i FRD-së i është përgjigjur me një fjalor shumë të ashpër politik kryeministrit Berisha i cili dje nga parlamenti por dhe sot në mbledhjen e qeverisë e akuzoi se kishte urdhëruar lirimin e Ilir Xhakes, autorit të vrasjes së kryekomisarit, shefit të Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj si dhe kishte lidhje me vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi në shtator 2011.

TOPI: BERISHA SHANTAZHON SE NDJEN DESHTIMIN

Berisha tentoi të njollosë integritetin tim në cilësinë e ish kryertarit të shtetit. Kam bindjen se kush e ka dëgjuar ka kuptuar se sërish u shfaq në një gjendje të çekuilibruar dhe humbje kontrolli për tu mëshiruar. I njëjti personazh që ka 22 vjet që baltos institucionet, njerëzit e ndershëm dhe kritikët e tij duke vënë në punë një makinë denigruese të pushtetit dhe medias të denjë e të krahasueshëm vetëm me metodën e udhëheqësist shpiërtërëor në vitet e fundit të jetës së tij. ... Sa herë që ndodhet para një dështimi politik është i gatshëm të bëjë gjithçka kundrejt rivalëve të tij. Sikur sjellja e tij të ishte personale as unë e as bashkëpunëtorët e mi nuk do të merreshin me Berishën. Ai mbetet një pacient në fazë të rënduar mendore. Fjalët nuk janë të një njeriu të rrugës, por të një kryeministri të vendit. Prandaj ai e meriton një përgjigje të drejtërpërdrejtë.."- tha Topi. Deklarata publike u bë në orën 12: 15 minuta të ditës së sotme, vetëm pak minuta pasi kishte mbaruar mbledhja e qeverisë ku kryeministri Berisha lëshoi akuzat ndaj ish presidentit.  

TOPI:BERISHA NUK HETON E ZBARDH VRASJET POLITIKE E MAFIOZE

Sipas tij Berisha pavarësisht se ka në dorë Policinë e Shtetit dhe SHISH, nuk i zbardh të vërtetat e vrasjet politike. 
"Ju e dëgjuat dje kur pak minuta para heqjes së imunitetit tha se nuk ka fakte, por me zhargonin e tij konfliktual, të një njeriu të paemancipuar, përçarës e baltosës, e lidhi emrin tim me vrasjen kriminale të gjyqtarit Konomi dhe pronat e familjes së tij. Kryeministri drejton policinë e shtetit, shërbimin sekret dhe ka detyrimin ligjor, por edhe të gjithë aksesin për informim zyrtar. Ai nuk heton, nuk zbardh të vërtetat e mëdha vetëm shpif sepse për të nuk ka rëndësi e vërteta, siç ka bërë në 22 vjet për të gjitha vrasjet politike e mafioze."- tha Topi.

TOPI: EMERIMI I GJYQTAREVE ME FIRMEN E MINISTRAVE TE BERISHES
Topi hodhi poshtë akuzat e kryeministrit se ai ka lidhje me vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi si dhe me emërimin e gjyqtarëve.
"Lidhur me emërimet në gjyqësor, hedh baltë e shpifje pa fund me shpresën se duke bërë kështu diçka mbetet. Cdo procedurë e emërimit është bërë me firmën e e ministrave të tij dhe votë të fshehtë të KLD"- tha Topi.

BERISHA EDHE PAS 20 VITESH KERCENON DHE PERBEN KERCENIM PER VENDIN
"Shqiptaret e dinë fare mirë se cili politikan e ka krijuar karrierën e tij mbi konflikte permanente. Ata e dinë se kush ka çuar vendin në prag të konfliktit civil vetëm për shkak të karrierës së tij dhe pas 20 vitesh vijon të kërcënojë me jetë politikanët nga tribuna e parlamentit. Berisha ka frikë dhe ka të drejtë. Logjika, metoda dhe përvoja e tij politike njeh frikën, shantazhin, baltosjen gënjeshtrën pabesinë. Ai e ka humbur shumicën mbështetjen publike, perëndimore dhe në prag të kalimit në pensionit të pakthyeshëm politik ka arritur të kuptojë se mijëra qytetar janë vendosur të ndahen nga ky model politik i cili hyri në politikë nga zyra e Ramiz Alisë. Kam bindjen se kryeministri dhe klani i tij që mban peng politikën, PD, e qeverinë e parlamentin, institucion, median e debatin publik përbëjnë një kërcënim real për shtetin e së drejtës, interesat e vendit dhe miqësinë me partnerët ndërkombëtar."- tha Topi
TE RREZOJME STALINISTIN

Në krye të Frymës së Re Demokratike Topi ftoi “çdo qytetar që beson në një shoqëri normale dhe qeverisje të përgjegjshme që së bashku me kurajën, vullnet dhe votë demokratike të largojmë nga pushtetit stalinistin e fundit në Europë”

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)