TIRANE – Bamir Topi, ish presidenti aktualisht kreu i Frymës së re Demokratike i kërkon publikisht kryeministrit Berisha të bëjë publike dokumentet që pretendon, përndryshe ai do të përballet me të në dyert e drejtësisë me akuzën e shpifjes dhe abuzimit me detyrën.
Ai i është kundërpërgjigjur kështu, akuzës së Kryeministrit Berisha, bërë sot në mbledhjen e KKT-së se “shiti karrigen e kreut të shtetit për tri leje ndërtimi”.
Me anë të një deklarate, FRD–ja thotë se “Bamir Topi nuk ka marrë ende as të drejtat e pronësisë familjare të trashëguara dhe që njihen nga ligji, ndërkohë që vetë Kryeministri dhe oborri i tij përfaqësojnë shtresën e re të pronarëve të rinj të pushtetit, të krijuar kryesisht për shkak të vendimmarrjes klienteliste familjare dhe politike”.
Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com