Në një takim me qytetarët mallakastriotë në Ballsh, kryetari Bamir Topi prezantoi programin politik të FRD për të cilin tha se përmban jo atë që mendon kjo parti por atë që ndjejnë qytetarët.

Ai shprehu besimin se FRD do t’i japë fund tranzicionit së pari në mentalitet, që njerëzit të veprojnë dhe të mendojnë të lirë. Kreu i FRD tha se të vjen keq kur sheh një vend që ka rezerva nafte e burime të mëdha natyrore që jo vetëm nuk përdoren për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve por padrejtësisht mohohen nga qeveria.

“Kryeministri hedh tullumbacet e radhës për të shmangur vëmendjen e opinionit publik nga problemet reale që shqetësojnë qytetarët. FRD është për një politikë realiste që mban premtimet jo për një politikë që ngrihet mbi baza retorike”, tha Topi.

Që paraqiti zgjidhjen që ofron programi për taksat duke thënë se FRD do aplikojë taksën relative, mbështetur mbi natyrat e bizneseve. “Ndërkohë që biznesi afër familjes qeveritare lulëzon, ai larg familjes kryeministrore gjobitet”, tha Topi.

Ndërsa nënkryetari Biberaj tha se “Kupola drejtuese që ka pushtuar institucionet. Pas 23 qershorit do të dali para drejtësisë dhe jo në pension politik”. Teksa ka paralajmëruar rotacion politik më 23 qershor.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.03.2013

Redaksia Online
(b.m.shqiptarja.com)