Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi Ardian Klosit (Pas vdekjes) urdhrin “Mjeshtër i Madh” me motivacionin: “Intelektualit të shquar antikonformist që ia kushtoi gjithë veprimtarinë e tij si publicist, studiues, veprimtar shoqëror, krijues e përkthyes çështjes së demokracisë në vend duke e konsideruar atë si rrugën drejt drejtësisë shoqërore, së vërtetës, moralit e progresit, ndaj dhe refuzoi deri në fund të jetës kompromisin me atë lloj politike që i bie ndesh këtij qëllimi”.
Familjarë, miq, elita intelektuale dhe përfaqësues të shoqërisë civile, më të cilët Klosi ka ndarë për vite me radhë të gjitha gëzimet e shqetësimet e tij ndodhen në Presidencë për të marrë pjesë në këtë ceremoni. Në ceremoni ndodhet dhe kreu i PS-së Edi Rama.
Përkthyesi, publicisti, njeriu i letrave ndërroi jetë më datën 26 prill duke i dhënë fund jetës së tij me vetëvarje.
(sg/shqiptarja.com)