Topi dhe dilemat që s’i luan topi

Topi dhe dilemat që s’i luan topi
Ka kohë që në politikën shqiptare mendon çdokush për partinë e re të Bamir Topit. Tashmë zërat nuk janë të fshehtë, por publikisht është deklaruar se presidenti i republikës pas përfundimit të mandatit do të ketë partinë e tij. Por çfarë duket se nuk shkon në nismën e re të Bamir Topit? Berisha përpiqet ta nënvleftësojë, Rama në të kundërt, kërkon t’i japë zë. Nëse Bamir Topi do të varë fatin politik të tij dhe më së tepërmi të këtyre dy partive të mëdha, në deklaratat e tyre, kjo do të thotë se betejën e ka humbur.

Së pari, sepse të dyja forcat politike e mendojnë si një satelit, njëra palë mendon se Topi është sponsorizuar nga e majta, pala tjetër i jep zë lëvizjes se mendon se mund të fitojë disa vota nga e djathta. Së dyti, asnjëra nga palët politike nuk e ka të ulur Bamir Topin si faktor në reformën zgjedhore, që do të thotë, veç iniciativës legjislative, Bamir Topi do të shpenzojë shumë kohë dhe energji në krijimin e partisë së re nëpër rrethe. Së treti, lidhet me emrin e presidentit aktual: shumica e njerëzve që i dalin sot në krah, merren më shumë me faktin se ai do të jetë lider i partisë, por jo me faktin sesa e organizuar do të jetë partia në bazë.

Në këtë moment, Bamir Topit nuk i duhet asgjë nga këto pikëpyetje. I duhet të kujdeset për mandatin presidencial për ta mbyllur ashtu sikurse duhet, ashtu sikurse duhet të kujdeset për të ngritur strukturat e partisë së re, pa dashur që dikush të thotë se kjo është partia e Bamir Topit. Krijimi i një partie, është bashkim vullnetar idesh dhe vlerash, dhe nuk ka të bëjë asfare me faktin se kush është president republike. Bamir Topi ka një iniciativë pozitive, e rëndësishme është që askush të mos e shpërdorojë, qoftë në mënyrën sesi e ekspozon përpara elektoratit, apo në mënyrën sesi forcat e tjera politike kërkojnë ta shpërdorojnë. Koha ka treguar se partinë nuk e bën një njëri i vetëm, programi politik dhe shpresa për ndryshim që sjell tek njerëzit, mund të thyejnë realitetin bipolar që ekziston sot tek elektorati shqiptar.

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin

‘Kam qenë duke u nda me gruan’, banori i Thethit i drejtohet Ramës pasi merr certifikatën e pronësisë: Më solle pajtimin dhe unitetin