TIRANE- Ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi theksoi dje se Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj duhet të shkarkohet nga KLD. Kërkesa e 39 deputetëve të mazhorancës për të shkarkuar nënkryetarin e Këshillit të Lartë të drejtësisë si edhe anëtarin tjetër, Lulzim Lelçaj është përshëndetur nga ish-presidenti Topi.

Sipas kreut të FRD-së Cefa dhe Lelçaj janë apendikse të ish-kryeministrit Berisha që i ka vendosur ata në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.