Topi: FRD do të marrë pjesë në
Vendoret 2015, jo aleat me PD

Topi: FRD do të marrë pjesë në<br />Vendoret 2015, jo aleat me PD
TIRANE - Partia Fryma e re Demokratike ka nisur punën për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve vendore të 2015. Kreu i kësaj partie, Bamir Topi në një intervistë për A1Report shprehet se FRD ka të gjithë potencialin për të zhvilluar këtë proces vitin e ardhshëm.
 
Fryma e Re Demokratike e ka potencialin e vet që në zgjedhjet e pushtetit vendor edhe për një arsye tjetër se kjo i afrohet më shumë ligjit mazhoritarë se sa atij proporcional në korrektim rajonal që kanë pasur zgjedhjet politike, t’i japë më shumë mundësi FRD-së që të jetë e suksesshme”.

bamir topi

Topi shprehet i rezervuar sa i takon ndonjë aleanca më forca të tjera politike, por përjashton mundësinë e një aleance me Partinë Demokratike.
 
Sa kohë ne do të gjejmë pika kontakti me parti politike që do te shkojnë ndërtimin dhe forcimin e shtetit sikur se është dhe rasti i pronësimit i deklarimit për reformën territoriale, ne nuk do të ngurojë. Pra për ne prevalon jo interesi politik i çastit por interesi për forcimin e shtetit.  Në një subjekt politik ku nuk respektohen normat bazë të kulturës demokratike unë nuk besoj që ka arsye që ne të gjejmë motiv për të bashkëpunuar. Sot jemi absolutisht shumë larg sa kohë që ato vlera nuk përfaqësojnë më pikërisht atë që ka dashur elektorati demokrat”.
 
E ndërsa flet për Partinë Demokratike ish-presidenti, njëhërësh kreu i FRD thotë se kjo parti ku ai ka bërë pjesë vetë më parë, duhet të rikonceptohet me njërëz që nuk kanë mbetur peng i së shkuarës.
 
Por vetë te djathtët duhet të kuptojnë që është një mision historik i përfunduar pikërisht nga ata njerëz që e morën përsipër dhe e çorientuan rrugës. Ky vend ka nevojë për një të djathtë moderne, me njerëz që nuk kanë mbetur peng tek e kaluara e tyre, me njerëz te cilët kërkojnë të jenë politik vetëm për ti shpëtuar drejtësisë”.

bamir topi

Topi nuk nuk ngurron që edhe kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ta cilësojë militante të Partisë Demokratike që urdhrat i merr drejtpërdrejt nga Sali Berisha për vendime të caktuara. Në zgjedhjet qendrore FRD nuk arriti të përfaqësohej në parlament me deputet.
 
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që është një strukturë me një gjymtyrë, merr kurajën për mos të njohur ligjin që harton parlamenti. Që i miraton parlamenti. Pse? Sepse i merr urdhrat tek ai tjetri që tani nuk e shef dhe as situatën nga poshtë, e shef nga një zyrë që dominon mirë Tiranën”.

bamir topi

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partiza arkivole

Edison Ypi: Partiza arkivole