Bekim Balaj, ish-futbollisti i kombëtares tani pjesë e Vllaznisë, ishte protagonisti kryesor në mbrëmjen ‘Gala’ të futbollit shqiptar duke marrë 3 çmime. Sulmuesi përveç ‘Këpucës së Artë’ dhe pjesë e formacionit të vitit 2024, mori edhe trofeun më të rëndësishëm individual ‘Topi i Artë’.
“Sigurisht i emocionuar. Të zgjidhesh më i mri i futbollit shqiptar nuk është pak për mua. Ka patur shumë lojtarë të cilët kanë spikatur këtë sezon dhe falenderoj të gjithë ata që besuan dhe votuan tek unë. Është një trofe personal që të plotëson, por që para na presin sfida të tjera dhe trofe akoma më madhor,”-u shpreh Bekim Balaj, futbollist i Vllaznisë.
Për vajza ‘Topi i Artë 2024’ shkoi për një tjetër futbolliste të Vllaznisë.
“Jam shumë e lumtur për këtë vlerësim që më kanë bërë sot. Është sukses i një pune të gjatë që kam bërë në futbollin e vajzave dhe jam shumë e lumtur,”-tha Ezmiralda Franja, futbolliste e Vllaznisë.
Edlir Tetova u shpall trajneri i vitit, duke fituar garën me Ilir Dajën, Orges Shehin dhe Ivan Gvozdenovic. Për këtë çmim votuan trajnerët dhe kapitenët e ekipeve të Superligës.
“Një vlerësim shumë i madh dhe me shumë peshë për mua pas 3 trofeve me Egnatian. Është një arritje shumë e madhe personale nga ana profesionale dhe shpresoj të ketë vazhdimësi, pasi pa vazhdimësi çdo gjë zbehet,”-deklaroi Edlir Tetova, trajner i Egnatias.
Çmimi arbitri i vitit 2024 shkoi për Juxhin Xhajën.
“Është një arritje shumë e madhe sepse është çmimi më i rëndësishëm për arbitra. Jam shumë i lumtur për këtë çmim. Gjithmonë këto çmime të motivojnë që në të ardhmen të kemi akoma më shumë performanca të mira në fushën e blertë,”-u shpreh Juxhin Xhaja, arbiter i vitit.
Mbrëmja ‘Gala’ e futbollit shqiptar u organizua nga federata shqiptare e futbollit.
“Jam shumë i sigurtë që këto futbollistë dhe futbolliste të vlerësuara sonte do të jenë inspirim për brenzat e tjera, për ta fituar atë dhe për të kontribuar në futboll, duke filluar nga ky vit 2025,”-tha Armand Duka, kreu i FSHF.
Mes pjesmarrëse në event përveç shumë figurave të futbollit dhe sportit në përgjithësi ishin edhe personazhe nga bota e artit dhe politikës, mes të cilëve edhe kryemnistri Rama.
Bravo z.Tetova e meritoni trofeun trajneri i vitit dhe me nje kupe e nje kampionat per 2025
Përgjigju