1765830088_bekimbalaj.jpg

Fituesi i trofeut “Këpuca e Artë 2025” për djem, për sezonin futbollistik 2024–2025 është Bekim Balaj.

Siç dihet, ky trofe nuk kërkon proces votimi, pasi përcaktohet mbi bazën e numrit të golave të shënuar gjatë sezonit. Bekim Balaj ka realizuar 19 gola në këtë edicion, duke u renditur në vendin e parë në listën e golashënuesve.

Trofeu iu dorëzua sulmuesit shkodran nga legjenda e futbollit argjentinas, ish-mesfushori Esteban Cambiasso.


Lajmi kryesor:

Bekim Balaj shpallet futbollisti më i mirë i vitit, fiton 'Topin e Artë' 2025