Cristiano Ronaldo u prezantua pasditen e sotme si lojtar i ri i Juventusit, pas 9 viteve në Madrid. Në paraqitjen e tij të parë para shtypit në Itali, portugezi ka folur për arsyet që e çuan të braktiste Realin për Juven, ndërsa nuk i kurseu shigjetat edhe për kupolën drejtuese të Madridit.

VENDIMI: Ishte një vendim i lehtë, Juventusi është një nga ekipet më të mira në botë

MADRILENËT: Nuk mendoj se po qajnë. Kam bërë një histori të shkëlqyer në Madrid. Tani po filloj një fazë të re.

SERIA A: E di që është një ligë shumë e vështirë, shumë taktike. Por dua të provoj gjëra të reja, nuk dua që qëndroj ulur në një karrige në shtëpi.

MOSHA 33 VJEÇ: Unë jam i ndryshëm nga të gjithë të tjerët që janë 32, 33, 34 vjeç. Këto zgjedhje e dëshmojnë atë, unë nuk kam ardhur këtu me pushime.

CHAMPIONS LEAGUE: Të gjitha ekipet duan ta fitojnë, nuk do të jetë e lehtë, por kjo skuadër mund ta bëjë këtë.

TOPI I ARTË: Nuk mund ta imagjinoja të fitoja dy apo tre, imagjinoni pesë ... Nëse gjërat shkojnë mirë, pse të mos e fitoj edhe me Juven?

MESSI: Çdo lojtar ka dëshirë të jap më të mirën e tij me skuadrën që luan. Të gjithë flasin për një rivalitet me Messin, por nuk është kështu, secili mundohet të japë më të mirën për ekipin e tij, koha do tregojë më të mirin.