TIRANE - Sot paradite presidenti Bamir Topi i dorëzoi në ambientet e presidences pishtarin e lojërave Olimpike , çiklistit paralimpik shqiptar, Haki Doku. Shoqëruar nga biçikletat Ecovolis, pishtari në duart e Haki Dokut përshkoi të gjithë rrugët kryesore të Tiranës për t’u dorëzuar në Sallen e Lojrave të Universitetit të Sporteve.
Në dorëzimin e pishtarit ishin prezent dhe ambasadori i OSBE z. Ëolvarth, përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues të Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Megjithë masat e marra nga Policia e Shtetit dhe shoqërimi i ciklistit nga të rinjtë e Ecovolis, organizatorët tregojnë se trafiku i makinave dhe kultura e ulët e shoferëve në qytet nxorrën edhe njëherë në pah problemet e pedalimit në Tiranë, duke penguar vazhdimisht zhvillimin e këtij aktiviteti.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com