Topi: Jam për president nga
populli, por këtë herë s’ka kohë

Topi: Jam për president nga<br />populli, por këtë herë s’ka kohë
Kryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi në një intervistë për emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga në Report Tv ka komentuar ngërçin politik në vend, zgjedhjen e presidentit të ri si dhe koalicionin e mundshëm të forcës që ai drejton.
 
Topi u shpreh se  ai e ka mbështetur gjithmonë idenë e zgjedhjes së Presidentit nga populli, por sipas tij propozimi i Bashës është bërë në një moment që nuk ka kohë pasi kanë filluar procedurat për zgjedhjen e tij.
 
“Është shumë vonë për këtë ide, duhet të bëhej më herët. Jam një nga artikuluesit e parë që jam shprehur se Presidenti të  zgjidhet nga populli.  Basha e bën propozimin sot ndërkohë që ka një proces të zgjedhjes së presidentit, duhet një periudhë për të ndryshuar Kushtetutën për fushatën, pra atëherë kjo vlen për 5-vjeçarin e  ardhshëm, por unë do të isha në çdo kohë për Presidnet nga populli", tha Topi.

Topi:S’kemi vendosur ende për koalicionin
Topi u shpreh se FRD është regjistruar në zgjedhje por prania në një koalicion nuk është vendosur ende.
 
“Jemi regjistruar në zgjedhje. Për  koalicion duhen 2 vullnete. Nuk ka pasur predispozicion që palët të futen në koalicione, por kjo nuk do të thotë që partitë të mos futen vetëm në zgjedhje. Por ky kod elektoral nuk garanton votim të qetë dhe nuk prodhon votë të merituar. Ne kërkojmë reformimin të Kodit Zgjedhor dhe nëse nuk e kemi është përgjegjësi i mazhorancës dhe opozitës. Nuk ka koalicione, të gjithë sot janë të vetëm në garë. Uroj që zgjedhjet të bëhen me kuadër të plotë. Duhet që në zgjedhje të marrin pjesë të gjitha partitë, por më parë duhet rregulluar Kodi Zgjedhor”, u shpreh Topi.

Topi: Mazhoranca ta zgjedhë vetë presidentin
Sipas Topit kuadri ligjor është i atillë që presidenti të zgjidhet përmes vullnetit të shumicës në Parlament. Sipas tij Rama dhe Meta i kanë votat ndaj duhet ta zgjedhin vetë presidentin pasi Kushtetuta e parashikon që ai të zgjidhet edhe me 71 vota. Topi madje e quan tallje me Kushtetutën një sjellje të tillë.
 
“Është një tallje me Kushtetutën dhe me atributet që ka Parlamenti. Qysh se u miratua Kushtetua është parashikuar që presidenti të zgjidhet me 71 vota. Sa kohë ne kemi një kushtetutë nuk ka nevojë për kompleksime. Në rast se i kanë votat është gabim fatal që e ulin kaq shumë procesin. Rama dhe Meta po bëjnë sjellje hipokrite sepse nuk ka klimë që të merret në konsideratë mendimi i opozitës. Gabim fatal në sensin e sjelljes nëse mazhoranca i djeg 5 mundësitë, është një shfaqje hipokrite”, tha Topi.


VIDEO/Emisioni 45 minuta, i ftuar Bamir Topi
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën

Medalistët serbë të Paris 2024, festojë me këngë nacionaliste për Kosovën