Topi-KiE-së: Besueshmëria e
zgjedhjeve është minimale

Topi-KiE-së: Besueshmëria e<br />zgjedhjeve është minimale
TIRANË - Kreu i FRD, Bamir Topi ka takuar sot në orën 14:00 përfaqësues të Këshillit të Europës. Ai ka dhënë më pas për mediat shpjegime mbi takimin. “Besueshmëria e zgjedhjeve është minimale’, ka theksuar Topi çfarë u ka referuar edhe të deleguarve europianë. Më tej kreu i FRD ka bërë një përshkrim të situatës në prag të zgjedhjeve të 23 qershorit në vend:
 
“Keni parë në Tiranë, në qytete të tjera një situatë totalisht qesharake. Mendohet sikur njerëzit do konsumojnë vetëm gjuhën dhe flamujt partiakë. Partitë politike shkojnë u tregojnë njerëzve, që marrin ushqime me lista, u tregojnë ngjyrat e partive", ka thënë Topi.

Sipas tij, në këtë fazë që ka mbetur, partitë duhet t’u tregojnë njerëzve problemet që ka Shqipëria sot, për këtë tranzicion që duhet mbyllur, dhe të mos i shërbejnë një njeriu, por shtetit. "Shteti nuk është i një partie, por shteti i të ardhmes, që duhet të jetë sipas standardeve të BE të jetë i shërbimeve', theksoi Topi.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë