Topi: Kur uji iu shkon vilave të tyre
kujtohen qeveritarët për përmbytjen
“Qeveritarët kujtohen për mbrojtjen e tokës vetëm atëherë kur uji shkon pranë vilave të tyre, ka thënë sot kryetari i FRD-së, Bamir Topi, kryetari i FRD-së në rrethin bujqësor të Lushnjes.
LUSHNJE – “Qeveritarët kujtohen për mbrojtjen e tokës vetëm atëherë kur uji shkon pranë vilave të tyre, ka thënë sot kryetari i FRD-së, Bamir Topi, kryetari i FRD-së në rrethin bujqësor të Lushnjes.
Duke paraqitur programin e partisë, që ai drejton, për bujqësinë,Topi ngriti si shqetësim problemin aktual në vend, atë të përmbytjeve si në veri dhe në jug, ku qeveria dhe institucionet jo vetëm nuk veprojnë, por lejojnë detin që të penetrojë në tokë dhe se qeveritarët kujtohen për mbrojtjen e tokës vetëm atëhere ku deti u shkon pranë vilave të tyre. Kjo, - theksoi Topi - është pasojë e erozionit, keqmenaxhimit të pyjeve apo mosfunksionimit të kanaleve kulluese, ndaj bujqësia duhet ridimensionuar nëpërmjet një reforme tërësore institucionale.
Ai ngriti si problematikë edhe çështjen e qumështit, e cila pak kohë më parë krijoi një kaos në vend dhe kjo me qëllim dëmtimin e industrisë, imazhit dhe interesave të qindra fermerëve në vend.
Për sa i përket politikave për prodhimet vendase - z. Topi mbajti qëndrimin zyrtar të FRD-së për vendosjen e një takse speciale mbi taksat e BE-së në funksion të mbrojtjes nga importi të produkteve vendase.
Dyfishimi i buxhetit të shtetit për bujqësinë do të mundësojë garantimin e rritjes së prodhimit vendas, të të ardhurave të fermerëve dhe rritje të punësimit në zonat rurale. Ndër të tjera programi i FRD-së në këtë fushë parashikon:
Krijimin e një tregu të suksesshëm agrar dhe të përshpejtimin e progresit në organizimin e tregut të përbashkët; nxitjen e prodhimit vendas për produktet bujqësore dhe blegtorale nëpërmjet politikave të subvencionimit dhe kreditimit me norma të ulëta interesi; zbatimin e politikave të efektshme të përdorimit të tokës përmes maave për ujitje dhe kullim të tokave si dhe përparime në fushën e bujqësisë organike duke vazhduar skemat e drejtpërdrejta të pagesave dhe trajnimeve mbi prodhimin organik për fermerët e bujqësisë organike.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?
-
Po
53.8%
-
Jo
39%
-
Nuk e di
7.2%
Vota total: 2449
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Gjendet GPS në makinën e gazetarit Vehbi Kajtazi: Përndiqem nga pushteti! Reagon Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias
31 Tetor, 23:00
-
Spahiu: PD u bashkua me PS për rrogat e deputetëve dhe listat e mbyllura, por jo për rezolutën e BE
31 Tetor, 22:49
-
Cila është mosha ideale për të pasur fëmijë?
31 Tetor, 22:47
-
Progres Raporti i BE-së, Lapaj: Ne e dimë realitetin, mungon gara! Çipa: SPAK përmbysi tabutë e tranzicionit! Krashi: Zhvillimi më pozitiv këto 34 vite
31 Tetor, 22:35
-
Spahiu: Projekti SPAK me arrestime është eksperimentuar fillimisht në Sllovaki, Rumani, Bullgari …..
31 Tetor, 22:24
-
Dorëheqja e Elsa Toskës nga Gjykata Kushtetuese! KLGJ mblidhet nesër, shqyrton kandidaturat
31 Tetor, 22:19
-
Spahiu: Ja pse BE e vlerëson Shqipërinë më shumë se vendet e tjera në Ballkan perëndimor
31 Tetor, 21:56
-
Spahiu: E turpshme që Progres raport i BE, përkthehet si regres nga opozita dhe mediat e saj
31 Tetor, 21:49
-
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Jennifer Aniston zbulon kandidatin që votoi: Le t’i japim fund kësaj epoke frike
31 Tetor, 21:39
-
Ambasadori rus në OKB: Serbia do kërkojë kthimin 1 mijë ushtarëve të saj në Kosovë, e mbështesim
31 Tetor, 21:33
-
Përmbytjet në Spanjë/ Kryeministri apel qytetarëve: Ka ende rrezik, mos dilni nga shtëpitë
31 Tetor, 21:16
-
Këto janë 3 shenjat e zodiakut më të prekura nga Hëna e Re e nëntorit
31 Tetor, 21:06