TIRANE - Kryetari i FRD Bamir Topi, me studentë të Universitetit Bujqësor në Tiranë ironizoi premtimet e Berishës për ngritjen e fermave private, që i ngjajnë oborreve të shtëpive private sa i takon hapësirës që ato kanë. Topi tha se politika është bërë amorale, ku pushtetarët ndajnë ëndrrat për pushtet dhe quajnë krenari votimin me 71 vota të ministrave të rinj.

“Nuk janë piruetat e politikanëve të veçantë që ngrysen diku e gdhihen diku tjetër, por analiza juaj që do të mundësojë rotacionin politik dhe të elitave në Shqipëri. Administrata civile është shndërruar në administratë elektorale, ndërsa kjo administratë duhet punojë në shërbim të publikut”, tha Topi.

Duke analizuar zhvillimet e fundit dhe krijimin e dy koalicioneve të drejtuara nga partitë e mëdha, Topi e cilësoi si jetik e shumë të rëndësishëm për demokracinë në vend krijimin e një poli të tretë.

Kreu i FRD u ndal dhe në ngjarjen e 21 Janarit, ndërsa tha se aleanca e fundit politike tregoi imoralitetin në dëm të interesave të qytetarëve. “I vetmi puçist i asaj ngjarje kam mbetur unë, sepse mbajta një pozicion institucional, në interes të njerëzve dhe shoqërisë, qëndrim i cili është shndërruar sot në mision politik të FRD”, tha Topi.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)