Topi në Mirditë: Jeni
simbol i identitetit europian

Topi në Mirditë: Jeni<br />simbol i identitetit europian
Presidenti Bamir Topi mori pjesë në ceremoninë e 15-vjetorit të themelimit të Dioqezës së Mirditës.

Kreu i shtetit u ka akorduar titullin e lartë “Nënë Tereza” arqipeshkevit Kristofer Palmiri dhe misionarit Lino Nikolai për kontributin e dhënë në shërbim të njerëzve në nevojë.

Topi ka vlerësuar rolin e mirditoreve në jetën publike dhe politike të vendit.

”Mirdita juaj dhe natyrisht Mirdita e të gjithëve, simbolizon traditën më të vyer shqiptare. Ligjet autoktone që frymëzuan at Shtjefën Gjeçovin. Monumentin kulturor të Kanunit dhe qëndresën ndaj kujtdo që kërkonte ta dhunojë. Mirdita simbolizon besimin e fortë dhe të patjetërsueshëm si dhe identitetin europian. Gjatë 50 viteve të regjimit komunist, ashtu si dhe më përpara, mirditorët u bënë martirë të besimit dhe fjalës së lirë, duke ndërtuar kultin modern dhe pozitiv, atë të klerikut shqiptar”, u shpreh Topi.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg