Topi: Në Parlament ka deputetë
kriminelë dhe vrasës

Topi: Në Parlament ka deputetë<br />kriminelë dhe vrasës
Parlamenti është kthyer në një strehë kriminelësh dhe të korruptuarish. Deklarata është bërë nga ish-Presidenti i Republikës, njëkohësisht kreu i Frymës Re Demokratike, Bamir Topi, gjatë një takimi me strukturat e forcës tij poltike në qytetin e Cërrikut.

"Ky është parlamenti më I dobët në këto 23 vite, teksa aty janë strehuar kriminelë, vrasës dhe njerëz të korruptuar", ka thënë Topi nga qyteti I Cerrikut ku zhvilloi nje takim me strukturat e partisë.

Konflikti mes KLD dhe Ministrisë së Drejtesisë, sipas ish-presidentit, Bamir Topi, nuk është një konflikt që behet për çështje parimore, por pushteti. Ndër të tjera Topi u shpreh se kjo klasë politike shqiptare nuk e meriton europën, por është europa që po na detyron të jemi pjesë e saj.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)

Ministri i Brendshëm serb Daçiç ia merr këngës, i këndon Erdoganit ‘Osman Agën’ (VIDEO)